Të dhënat e temperaturave për vitin 2016 kanë treguar shifra shumë herë më të larta se ato të 2015-ës, duke u bërë kështu viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë.
të dhënat e publikuara nga NASA dhe Zyra Meteorologjike në Britaninë e Madhe tregojnë se temperaturat ishin rreth 0.07 gradë celsius mbi ato të 2015-ës.
Sipas NASA-s, ky ishte viti i tretë në rresht që ka thyer rekordin e temperaturave më të larta.
Shkencëtaret kanë thënë se një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe fenomeni “El Nino”, por faktori kryesor ishte çlirimi i dyoksid karbonit./ opinion.al