Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nard Ndoka tregon punën e parë: Punova si elektro-auto në moshën 15 vjeçare

2023/02/04 at 6:51 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nard Ndoka tregon punën e parë:  Punova si elektro-auto në moshën 15 vjeçare

Një ndër të ftuarit në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë politikani i njohur Nard Ndoka i cili ka rrëfyer se kur ka nisur të punojë për herë të parë.

Ai ka bërë punën e tij të parë kur ishte 15 vjeç dhe në pamundësi për të ndjekur një shkollë sepse vinte nga një familje të persekutuarish, ai hyri në një shkollë profesionale, ku dhe ajo ishte e vështirë sipas Ndokës, por në fund ia arriti të punonte si elektro-auto, profesion i cili ka të bëjë me rregullimin e makinave.

Ai tregon se këtë punë e ka bërë për disa vite me radhë dhe me ardhjen e demokracisë pati mundësi që të ndiqte degën e juridikut.

Rudina Magjistari: Nard Ndoka, 15 vjeç cila ka qenë puna jote e parë?

Nard Ndoka: Unë kam pasur disa pengesa më përpara, ishte persekutimi i familjes time, që ishte ëndërr vazhdimi i shkollës së lartë, kështu që do tentoja pa diskutim që të kisha një shkollë profesionale. Edhe shkolla profesionale ishte shumë e vështirë, që do përfundoja ose në shkollë bujqësore, kishte një shkollë të mesme bujqësore dikur ose ishte shkolla e përgjithshme, edhe aty duhet një mik i fortë, ndërsa për të marrë një degë profesionale ishte në kufijtë e pamundësisë, kështu që unë jam detyruar që 15 vjeç, kuptohet që me ndihmën e prindërve se atëherë isha shumë i vogël, kam ikur në Fierzë dhe jam regjistruar në një shkollë profesionale, degë elektrike dhe kam punuar, zgjodha një profesion, elektro-auto. Është një profesion që unë e kam dashuruar për hir të realitetit, pra është ai personi që merret komplet me pjesët elektrike të një makine me dritat, me ndezjen, me dinamon që prodhon energjinë.

Rudina Magjistari: Në qoftë se nuk do ishe bërë një politikan, do ishe pronari i një servisi makinash?

Nard Ndoka: Po, edhe ndoshta edhe më mirë. Pastaj i jam përkushtuar këtij profesioni për disa vite, në ’90-ën erdhi demokracia, është hera e parë që e përdora statusin e të persekutuarit se me thënë të drejtën, nuk kam patur asnjëherë dëshirën në 30 vite, që ta përdorja si kartë, më dukej vetja sikur e përdornin dikur fëmijët e komunistëve.

Rudina Magjistari: Pse e ke përdorur statusin e të persekutuarit?

Nard Ndoka: E përdora që të regjistrohesha të vazhdoja juridikun. Unë kam qenë i persekutuar goxha.  Gjyshin e dënuan me pushkatim, gjyshi nga nëna u arratis në Gjermaninë perëndimore, xhajën e babës e dënuan me 30 vite burg politik, pra isha në kufijtë e pamundësisë./ TV Klan

Ju sugjerojmë

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

15 Janar, 2026 10:55 pm
Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
-U tha në Opinion

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

15 Janar, 2026 10:12 pm
Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
-U tha në Opinion

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

15 Janar, 2026 9:54 pm
“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
-U tha në Opinion

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

15 Janar, 2026 9:38 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

NYT: Netanyahu i kërkoi Trumpit të shtyjë planet për të sulmuar Iranin

15 Janar, 2026 9:10 pm
Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit
Bota

Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit

15 Janar, 2026 8:01 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Kushtetuesja: Arresti i shtëpisë për Berishën, i tejzgjatur

15 Janar, 2026 7:31 pm
Rregulli i ri për taksat e makinave
Aktualitet

Rregulli i ri për taksat e makinave

15 Janar, 2026 6:36 pm
Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës

15 Janar, 2026 6:02 pm
Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor
Te Fundit

Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor

15 Janar, 2026 5:57 pm
Para
​Albin Kurti takon boshnjakët dhe shqiptarët e Serbisë

​Albin Kurti takon boshnjakët dhe shqiptarët e Serbisë

Tre ditë në arrati, arrestohet vrasësi i “Ndrangheta-s”

Tre ditë në arrati, arrestohet vrasësi i “Ndrangheta-s”

Xhudistja Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Paris

Xhudistja Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Paris

TE FUNDIT

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
15 Janar, 2026

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” për raportet e SHBA me SPAK në vendin tonë. Hoxha u shpreh...

Lexo më shumë

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
15 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion”, eksperti i sigurisë Albatros Rexhaj ka folur në lidhje me ndikimin e politikës amerikane në vendin tonë...

Lexo më shumë

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
15 Janar, 2026

Avokatja dhe ekspertja e emigracionit Olsa Alikaj Cano, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vendimin e Departamentit të...

Lexo më shumë

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
15 Janar, 2026

Këtë 15 janar bëhen 27 vjet nga dita kur trupat paramilitare serbe së bashku me forcat speciale serbe kryen një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com