Teksa të gjithë e kanë dënuar përdorimin e molotovit në protestat e opozitës, tjetër mendim ka një nga aleatët e Bashës.
Në një intervistë televizive, ish deputeti Nard Ndoka ka deklaruar se molotovi të jep adrenalinë.
Ai nuk përdoret thotë Ndoka për të dëmtuar kryeministrin por për ta bërë sa më të fortë mesazhin e opozitës.
“Molotovi të jep një lloj adrenaline në protesta, si një ndeshje në stadium. Molotovi nuk i bën gjë Kryeministrit, pasi ai i ka mbyllur veshët. Përveç dyllit, ka futur edhe gishtat”, deklaroi Nard Ndoka. /Opinion.al