Elseid Hysaj nuk ishtë në gjendjen e tij më të mirë për shkak të një gripi që e kishte përfshirë ditët e fundit.
Megjithatë trajneri Sarri vendosi që ta hidhte në fushë shqiptarin për sfidën e parë të vitit ndaj Sampdorias, ndeshje që u mbyll me shifrat 2-1.
Hysaj ishte vërtet i pafat në këtë ndeshje pasi shënoi një autogol, duke vënë në rrezik edhe fitoren e Napolit, e cila u arrit në sekondat e fundit të ndeshjes.
Pas kësaj përballje, Hysaj u vlerësua me notën e dobët 4.5.
Mbrojtësi i Kombëtares u penalizua disi për shkak të autogolit, por edhe për faktin se loja e tij nuk ishte në nivelin e pritshëm.