Një nga deputetët më të vjetër të Parlamentit të Shqipërisë por edhe të Partisë Socialiste, Namik Dokle, nuk i ka rezistuar doot tundimit pët të krijuar një bejtje lidhur me fyerje që lëshohen në Parlament. Menjëherë pas seancës së djeshme Dokle ka ndarë me miqtë e tij në fb këtë bejte.
” SHKOLLA E SHARJEVE”
Parlamenti yne vazhdon avazin…Shaj…shaj…shaj…Shaj te gjalle e shaj te vdekur, shaj te rinj e shaj pleq, shaj nena e baballare, shaj bij dhe bija…shaj, vetem shaj!
Te vjen turp edhe te degjosh.
Parlament, te rente pika,
Te shkoi dita duke share,
Po me shume se helmi e thika,
Vret nje fjale e palare!