Luftëtarë të forcave rebele siriane po rekrutohen si mercenarë në luftën mes Azerbajxhanit dhe Armenisë për territorin e Nagorno-Karabakh.
CNN ka publikuar dëshminë e një shtetasi sirian, i cili ishte nisur nga Siria për në Azerbajxhan. Ai pranoi se ishte pjesë e një fraksioni të Ushtrisë Kombëtare Siriane, që mbështetet nga Turqia. Gjithashtu, ushtari sirian deklaroi se pas ftesës së komandantit 90% e ushtarëve kishin pranuar të rekrutoheshin mercenarë në luftë.
“Na thanë që do të na japin 1500 dollarë në muaj. Kemi kontrata tremujore dhe rrogën do ta marrim çdo muaj”, -tha ushtari për CCN.
CCN shkruan se ai nuk kishte informacion se kush financonte, por paratë do t’i merrte në dorë nga komandanti i njësisë së tij. Ushtarët mblidhen në zonën Havar Kilis pranë kufirit mes Sirisë dhe Turqisë, për t’u transportuar më pas drejt Azerbajxhanit. Numri i sirianëve të rekrutuar, deri tani, sipas tij ishte rreth 1000.
Për t’i dhënë një panoramë të qartë kësaj situate CCN kontaktoi me qeverinë turke për të pyetur nëse është e përfshirë në rekrutimin e luftëtarëve sirianë, por Ministria e Jashtme i quajti pretendime të Gjithashtu edhe Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit mohoi që të ketë shtetas sirianë në territorin e saj ndërsa akuzoi se pas kësaj dëshmie fshihet Armenia./ Opinion.al