Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Na morën edhe detin”/ Gaza humb strehën e fundit mes urisë, vapës dhe dëshpërimit

2025/07/15 at 10:18 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Na morën edhe detin”/ Gaza humb strehën e fundit mes urisë, vapës dhe dëshpërimit

Ushtria izraelite ka rikthyer ndalimin e futjes në Detin Mesdhe përgjatë Rripit të Gazës, një kufizim që është teknikisht në fuqi që nga 7 tetori 2023, por që rrallëherë ishte zbatuar ndaj banorëve përveç peshkatarëve.


Ky kufizim, vjen në një kohë kur banorët e Gazës po përballen me mungesë ekstreme uji, temperatura përvëluese dhe kushte të mjerueshme humanitare në kampet e mbipopulluara.

“Janë vendosur kufizime të rrepta sigurie në zonën detare pranë Gazës, hyrja në det është e ndaluar”, shkruan zëdhënësi arab i ushtrisë izraelite Avichay Adraee në një postim në platformën X.

“Kjo është një thirrje për peshkatarët, notarët dhe zhytësit, qëndroni larg detit. Hyrja në plazh apo në ujë përgjatë gjithë Rripit të Gazës rrezikon jetën tuaj.”

Ndonëse ky kufizim ishte shpallur që në fillim të luftës, ai nuk ishte zbatuar rreptësisht ndaj civilëve të zakonshëm. Nuk është dhënë ndonjë afat se sa do të zgjasë masa apo cilat janë konkretisht arsyet pse palestinezët po ndalohen të futen edhe në det.

Për mijëra banorë të zhvendosur që strehohen pranë bregdetit, deti ka qenë e vetmja hapësirë për t’u freskuar, për t’u larë, apo për të siguruar ushqim. Mbyllja e plotë e vijës bregdetare ka shtuar ndjeshëm zhgënjimin dhe dëshpërimin në mesin e banorëve.

“Jam e dehidratuar nga uria, etja dhe vapa,” tha Rajaa Qudeih, një nënë 31-vjeçare nga Deir al-Balah.

“Gaza po kalon uri ekstreme, nuk kemi çfarë të hamë dhe nuk gjejmë as një copë bukë. Deti ishte i vetmi shpëtim. Nëse na vrasin për të shkuar atje, ndoshta do të jetë më e lehtë se kjo vdekje e ngadaltë.”

Ajo, si shumë të tjerë, jeton në një kamp të improvizuar buzë detit dhe thotë se nuk ka ku të shkojë tjetër. “Jemi pranë detit. Ku të shkojmë tani? A do të na ndalojnë edhe ajrin që të marrim frymë?”

Situata me ujin është gjithashtu alarmante.

Mbi 95% e ujit në Gaza është i papërshtatshëm për konsum, sipas autoriteteve lokale. Shumica e impianteve nuk funksionojnë më dhe banorët mbijetojnë me furnizime të rralla me shishe apo cisterna, të cilat nuk mbërrijnë rregullisht, veçanërisht në jug, ku është përqendruar shumica e popullsisë së zhvendosur.

Peshkatarët janë gjithashtu mes më të prekurve nga ky kufizim. Para luftës, rreth 6 mijë persona, përfshirë 4,200 peshkatarë të regjistruar, siguronin jetesën nga deti. Sipas të dhënave të OKB-së, mbi 210 peshkatarë janë vrarë nga forcat izraelite që nga fillimi i konfliktit.

Ndër vite, Izraeli ka vendosur kufizime detare ndaj Gazës duke përmendur arsye sigurie, si parandalimi i kontrabandës së armëve apo sulmeve. Por në realitet, për shumë palestinezë, deti ka qenë jo vetëm burim jetese, por edhe e vetmja portë për të mbijetuar./tvklan.al

 



Ju sugjerojmë

SHBA dhe BE dënojnë shpërthimin në Zubin Potok: Të identifikohen personat përgjegjës për sulmin kriminal 
Kronikë

“Më ka sulmuar”, zbardhet dëshmia e italianes që u përdhunua në Durrës

6 Shtator, 2025 4:35 pm
Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
Te Fundit

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

6 Shtator, 2025 1:45 pm
Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
Bota

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

6 Shtator, 2025 11:50 am
Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë
Kryesore

Si do të jetë moti sot

6 Shtator, 2025 10:25 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 6 shtator 2025

6 Shtator, 2025 9:15 am
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Paqe me kushte ose luftë totale

5 Shtator, 2025 11:09 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Sherr për një vend parkimi, të shtëna me armë zjarri në Kukës

5 Shtator, 2025 10:02 pm
Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet
Sport

Disiplina/ Dënohen Egnatian dhe AF Elbasani, Vora paralajmërohet

5 Shtator, 2025 9:36 pm
Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
Bota

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

5 Shtator, 2025 8:50 pm
Kreu i SPAK prezanton punën para ambasadorëve BE-së
Aktualitet

DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

5 Shtator, 2025 7:46 pm
Para
Shqipëria U-19 do të luajë dy miqësore luksi ndaj Italisë në muajin gusht

Shqipëria U-19 do të luajë dy miqësore luksi ndaj Italisë në muajin gusht

Siguria ushqimore/Braçe kritika zyrtarëve:S’hyhet në baxho siç vjen nga rruga, pa…

Siguria ushqimore/Braçe kritika zyrtarëve:S’hyhet në baxho siç vjen nga rruga, pa...

Zgjerohet “vala” e dorëheqjeve, largime nga bashkia Sarandë

Zgjerohet “vala” e dorëheqjeve, largime nga bashkia Sarandë
















TE FUNDIT

“Më ka sulmuar”, zbardhet dëshmia e italianes që u përdhunua në Durrës

SHBA dhe BE dënojnë shpërthimin në Zubin Potok: Të identifikohen personat përgjegjës për sulmin kriminal 
6 Shtator, 2025

Një 18-vjeçare me shtetësi italiane, ka deklaruar se është përdhunuar nga një 26-vjeçar shqiptar në orët e para të mëngjesit...

Lexo më shumë

E zë poshtë porta e kompanisë, ndërron jetë roja

Vritet me armë zjarri 43-vjeçari në Tropojë, autori në kërkim 
6 Shtator, 2025

Një 68-vjeçar me inicialet G.G., i cili punonte roje pranë një kompanie në Tiranë, ka ndërruar ndërsa porta hyrëse e...

Lexo më shumë

Zelensky refuzon Moskën: Putin mund të vijë në Kiev

Fundi i luftës, Zelensky: Gati të dorëhiqem për paqen në Ukrainën 
6 Shtator, 2025

“Putini mund të vijë në Kiev… Nuk mund të shkoj në Moskë ndërsa vendi im sulmohet çdo ditë nga Rusia....

Lexo më shumë

Si do të jetë moti sot

Temperaturat arrijnë 33 gradë C, parashikimi i motit për sot në vendin tonë
6 Shtator, 2025

Ditën e sotme, territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë në pjesën e parë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com