Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u shpreh se me prangosjen e Ilir Metës mazhoranca ka dashur t’i jepej mesazh opozitës që të “mbyllë gojën”.
Ajo tha se sot përfundon afati për përgjigjen ndaj një kërkese për informacion në lidhje me emrat e efektivëve të cilët pranuan të kryejnë detyrën e arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
“Përgatituni për kallëzim penal! Mesazhi që dhatë me arrestimin e Metës ishte për t’i mbyllur gojën opozitës. Por harrojeni që mund t’i mbyllni gojën opozitës”, tha Xhixho.