Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Na hëngre shpirtin’, djali tregon sherrin me prindërit para se t’i vriste me çifte

2017/07/01 at 12:57 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Na hëngre shpirtin’, djali tregon sherrin me prindërit para se t’i vriste me çifte

Gjykata ka lënë sot në “arrest me burg” për 60 ditë për Leonard Niken, emigrantin që vrau me armë zjarri prindërit e tij pas nje sherri ne banese. Në seancën e sotme gjykata ka kerkuar ekspertize per percaktimin e gjendjes mendore te autorit. Nderkohe ai vete ka dhënë deklarata kontradiktore për oficerët e hetimit.

29-vjeçari Leonard Nika, herë ka shprehur pendesë për veprimin e tij e herë të tjera ka deklaruar se nuk mban mend asgjë se çfarë ka ndodhur.

Burime të policisë bënë të ditur se autori ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike dhe ka ndryshuar disa herë dëshminë herë duke pranuar krimin e herë duke e mohuar atë. Mësohet se ai fillimisht është shprehur se nuk mbante mend të ketë qëlluar prindërit.

Më pas ai ka deklaruar se u kishte kërkuar para për të ikur në Itali dhe në momentin që prindërit kishin refuzuar, ai ka marrë çiften me të cilën i qëlloi për vdekje në derën e shtëpisë.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur, nuk e mbaj mend sesi kam qëlluar mbi ta. Kam qenë në gjendje të rënduar psikologjike. S’mbaj mend asgjë”, ka thënë ai përpara hetuesve. Në një moment të dytë reflektimi, 29-vjeçari mësohet se ka dhënë si motiv një konflikt të nisur për para. “Unë doja të kthehesha prapë në Itali, po nuk kisha para. Në darkë u thashë se më duheshin para për t’u kthyer në Itali, por prindërit më thanë se ‘nuk kemi’. Në mëngjes, gjithashtu u kërkova të m’i jepnin ato para. Ata nuk m’i dhanë. Më thanë ‘na hëngre shpirtin, vetëm kërkon’. Pastaj nuk mbaj mend gjë se çfarë ka ndodhur. Edhe tani jam i turbullt, pasi kam probleme dhe prej disa kohësh kurohem me medikamente. Tani po e kuptoj çfarë ka ndodhur dhe më vjen shumë keq. Më vjen shumë keq për atë që ndodhi”, është shprehur 29-vjeçari.

Por dëshmia e tij nuk ka qenë bindëse, pasi, sipas të dhënave, rezulton se ai kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur për të kaluar pushimet në Shqipëri dhe se ka pasur para mjaftueshëm pa qenë nevoja t’u kërkonte prindërve të tij. Nika, pasi ka qëlluar mbi dy prindërit e tij, ka dalë në rrugë me armën e zjarrit të mbushur.

Policia mundi ta arrestonte rreth 100 metra larg banesës me armën në dorë. Duke njohur temperamentin e Leonard Nikës, banorët e zonës shprehen se janë tmerruar kur e panë të dilte në rrugë me armë në dorë. Por fatmirësisht, policia mbërriti në kohë dhe arriti të neutralizonte 29-vjeçarin, përpara se ta thellonte bilancin e viktimave.

Ndërkaq, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Leonard Nika. Mësohet se është kërkuar që i riu t’i nënshtrohet dhe ekspertizës psikike, për të parë nëse ka apo jo probleme të shëndetit mendor.

Gjatë kontrollit të banesës ku jetonte familja Nika, policia gjeti medikamente që përdorte Leonard Nika për depresionin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit të së enjtes, në zonën e njohur si Xhafzotaj.

Burimi: Panorama

Etiketa: djalirrefimivrau prinderi

Ju sugjerojmë

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së
-U tha në Opinion

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

16 Tetor, 2025 10:51 pm
Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj
-U tha në Opinion

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

16 Tetor, 2025 9:44 pm
“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…
-U tha në Opinion

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…

16 Tetor, 2025 9:38 pm
Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë
-U tha në Opinion

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë

16 Tetor, 2025 9:29 pm
Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë
Bota

Reforma e re tatimore në Poloni, taksë zero për prindërit që rrisin të dy fëmijë

16 Tetor, 2025 7:53 pm
Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College
Aktualitet

Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College

16 Tetor, 2025 6:53 pm
Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin
Kronikë

Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë punëtori në Shëngjin

16 Tetor, 2025 6:50 pm
Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak
Aktualitet

Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak

16 Tetor, 2025 6:47 pm
Kushtetuesja “rrëzon” Begajn për mandatin e Sonila Bejtjes
Aktualitet

Kushtetuesja “rrëzon” Begajn për mandatin e Sonila Bejtjes

16 Tetor, 2025 6:38 pm
FOTO/ “Ngatërroi grup në WhatsApp”, Bardhi nxjerr mesazhin e Ballës: Ishte skenar…
Kryesore

FOTO/ “Ngatërroi grup në WhatsApp”, Bardhi nxjerr mesazhin e Ballës: Ishte skenar…

16 Tetor, 2025 5:54 pm
Para
E vërteta e raporteve mes Norës dhe Tunës, flet Robert Berisha

E vërteta e raporteve mes Norës dhe Tunës, flet Robert Berisha

Gjendet i vdekur një 53 vjeçar në Sarandë

Emigranti tmerron vajzën nga Tirana: Të bëj të lumtur, ose të rrëmbej!

VIDEO/ Vdekja e “Miss Ukraina” që u transmetua live në Instagram

VIDEO/ Vdekja e “Miss Ukraina” që u transmetua live në Instagram

TE FUNDIT

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së
16 Tetor, 2025

Procesi i gjykimit të katër liderëve të UÇK-së në Hagë ka arritur shifra marramendëse. Në një lidhje direkte me emisionin...

Lexo më shumë

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj
16 Tetor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar në emisionin “Opinion” se partia më e madhe opozitare do...

Lexo më shumë

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…
16 Tetor, 2025

Gazment Bardhi, kryetari i Grupit Parlamentar i PD thotë se Presidenti Bajram Begaj duhet të shkarkohet edhe për shkak të...

Lexo më shumë

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë
16 Tetor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka zbuluar në emisionin “Opinion” të gjitha arsyet pse selia blu kërkon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com