Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Na fal Mimoza që s’të mbrojtëm dot!

2023/03/13 at 9:54 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Na fal Mimoza që s’të mbrojtëm dot!

Nga Klodiana Lala


Mimoza Paja u qëllua pa mëshirë nga një dorë kriminale mbrëmjen e së dielës në zonën e Don Boskos në Tiranë. Një masakër e tmerrshme me 1 te vrare e gjashte 6 plagosur. Klithmat e mbesës 10-vjeçare teksa thërriste nenën, tronditën zonën.

E vogla mbeti e lënduar nga ciflat e xhamave qe u shpërndanë nga plumbat e armëve.

Ndërsa Mimoza, 60 vjeçe gjyshja e saj e dashur mbeti pa jete. Aty në derën e lokalit ku punonte si banakiere, lokal në pronësi të një emri te njohur te botes se krimit: Fation Murati!

Që do duhej të ishte në burg, jo në vilen e tij luksoze.

Moza siç e thërrisnin të gjithë kishte patur një jetë të veshtire. Të trishtë. Në moshën 5-vjeçare, ajo, dy motrat dhe vëllai mbetën jetimë. U rritën me shumë vështirësi.

Ajo sikurse dhe motra e vëllai krijuan jetën e tyre.

Moza solli ne jetë 3 vajza dhe 1 djalë.

Dukej sikur gjithçka në jetën e saj po shkonte me se miri.

Por jo.

Humbja e vëllait të vetëm do ta trondiste shume.

Dhimbje që nuk e kaloi kurrë.

“Ah sa vuajti” kujton mes lotësh një e afërme e saj. Vitet e fundit ajo nisi pune si banakiere. Ndërsa u zhvendos me qira vetëm 10 metra larg lokalit ku u qellua për vdekje.

“Si ua beri zemra ta qëllonin- vijon me tej e afërmja- për bukën e gojës punonte’.

Moza është viktima e radhës e pafajshme qe ekzekutohet nga vrasës gjakftohte të cilet nuk kursejnë askënd.

Nuk kursyen as Mozen, atë grua fisnike që rropatej për të rritur mbesën, e cila po rritej nën kujdesin e gjyshes pas divorcit të prindërve dhe martesës se nenës me një shqiptar te Kosovës.

Atë grua që mbylli sytë me një peng te madh, qe la pas një vajzë të vogël që me gjasë s’do mundet ta harrojë kurrë tragjedinë që i ndodhi në pak sekonda para syve. Që pa gjyshen pa jetë e të mbuluar nga gjaku.

Mimoza, na fal që s’të mbrojtëm dot.

“Hëngshit kokat’, tha dikur i pari i qeverisë. Nuk besoj ta kishte për ty. Sepse ti meritoje respekt vëmendje.

Mimozë na fal!

Fation Murati duhet te ishte ne burg. Sepse nëse shteti do e kishte kyçur ne qeli, mbase sot ti do ishe gjalle.

Ai u lirua.

Drejtësia i mbylli sytë, edhe pse dinte kush ishte ai, edhe kur e shpalli në kërkim për masakrën te mbikalimi i Fushe-Krujës ku viktima mbetën Brilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha.

Se shpjegoj dot si mundi të dalë.

Sepse ai u arrestua për një arsenal armesh. Por mesa duket për të fortët të tërë mbyllin një sy e një vesh.

Fation Murati ndodhej në vilen luksoze kur ti rropateshe duke lare gotat në banak e pranë teje rrinte mbesa jote.

Plumbat mbi trupin tënd janë plumba qe na kanë vrarë sot të gjithëve.

Na fal Mimoze qe s’të mbrojtëm dot!

Të gjithë jemi fajtorë.

Etiketa: Don BoskoMimoza Pajavrasje


Ju sugjerojmë

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
Bota

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

14 Qershor, 2026 2:22 pm
Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
Kryesore

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

14 Qershor, 2026 1:57 pm
“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
Bota

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

14 Qershor, 2026 1:25 pm
Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
Kronikë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

14 Qershor, 2026 1:17 pm
Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
Kryesore

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

14 Qershor, 2026 10:09 am
Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
Kryesore

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

14 Qershor, 2026 10:05 am
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi
Kryesore

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi

14 Qershor, 2026 10:00 am
Kurti: Nuk kemi problem me çfarëdo kandidati për President që mund të sjellë LDK
Kryesore

Numërohen votat e diasporës, Vetëvendosja shkon në 51 mandate

14 Qershor, 2026 9:40 am
Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Para
SIPRI: Europa armatoset fuqimisht

SIPRI: Europa armatoset fuqimisht

Meta takohet me Berishën në selinë e PD-së

Meta takim me Berishën në selinë blu

Firmosi për policinë dhe u largua.Kush është Fatjon Murati, në lokalin e tij ndodhi sulmi

Firmosi për policinë dhe u largua.Kush është Fatjon Murati, në lokalin e tij ndodhi sulmi
















TE FUNDIT

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
14 Qershor, 2026

Menjëherë pas fillimit të luftës së agresionit kundër Ukrainës, dolën paralajmërime për një rrjedhje të mundshme të paligjshme të armëve,...

Lexo më shumë

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
14 Qershor, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur Edi Ramës përmes një video-mesazhi të ndarë në rrjetet sociale, pas deklaratave...

Lexo më shumë

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
14 Qershor, 2026

Agjencia gjysmëzyrtare iranian Fars, duke cituar një burim të informuar, raportoi se Teherani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
14 Qershor, 2026

Një viktimë dhe tre të plagosur, dy prej tyre në gjendje më të rëndë për jetën është bilanci i një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}