Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Na e nxive jetën”, komentuesit i bëjnë listën, Rama: Unë i solla problemet?

2017/04/22 at 3:28 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
“Na e nxive jetën”, komentuesit i bëjnë listën, Rama: Unë i solla problemet?

Akuza e kritika ka marrë kryeministri Edi Rama pas drekës në familjen gjirokastrike, ku u ndal sot pas takimit me votuesit për herë të parë në jug të vendit.


Transmetimi i drekës live ka marrë komente pa fund. Shumë i kujtojnë se duhet të hedhë sytë nga familjet e varfëra, që s’kanë bukë të hanë, e jo në shtëpi ku e gjen tryezën të shtruar.

Rama nuk ka pertuar t’u kthejë përgjigje kritikëve, një nga një.

Ja replikat mes tyre 

Komentuesi: Mos harro te vizitosh edhe ata qe jetojne ne gjendje te mjeruar zoti kryeminister. Fushata elektorale eshte e ngarkuar besoj por duhen kujtuar te gjith, jo vetem ata qe ja vlejn

Rama: Gerti, ideja se ne Shqiperi s’ka buke dhe se eshte mjerim kudo, eshte ideja idiote e atyre qe nuk e dine fare c’eshte Shqiperia dhe qe kur shohin njerezit ne fshat qe shtrojne nje tavoline buke, kujtojne te mjeret se eshte si tavolina e Vitit te Ri ne kohen e diktatures! Nuk e dine qe njerezit ne fshat e prodhojne vete ushqimin e tavolines, po flasin mbrapsht sepse jane komplet te helmuar nga balta e politikes dhe ujet e klubeve te katundit mediatik! Natyrisht ne Shqiperi ka edhe jo pak familje te varfera qe kane njemije e nje probleme e jetojne me ndihme ekonomike, po Shqiperia nuk eshte kurresesi ashtu sic e imagjinojne derdimenet, pavaresisht nevojes se madhe per t’u rritur edhe me shume ekonomikisht. Ja kaq Gerti dhe te siguroj se per shkak te detyres, e njoh Shqiperine dhe varferine shume me mire se sa cdokush qe llomotit per buk ne fejsbuk?Shendet e te mira

Rama: Une si kryeminister kam rritur dy deri tre here ndihmen ekonomike per ta zonje e zoteri! Eshte pak? Mbase nuk eshte shume, por ama eshte shume me teper se tre vjet e gjysem me pare dhe mbi te gjitha eshte hipokrizi e madhe qe me iphone ne dore te flisni per ata pa i ditur kush jane, ku jane, cfare bejne e cfare bejme ne per ta! Shendet e me shume respekt per ata njerez here tjeter se per qeverine s’ka problem keni apo s’keni respekt ju qe dini vetem te merreni me llafe

Komentuesi: Ju uroj te gjith Shqiptarve ti ken tavolinat te mbushura keshtu dhe ata qe skan as buken e shkret.

Rama: Kristi, nuk ka Shqiperia nga ata qe vdesin urie, mos ki merak fare ti, po s’ke faj se nuk e di cfare eshte uria dhe flet nga fejsbuku per njerezit sepse as e di ti hic qe shqiptaret ne shumicen derrmuese punojne dhe e nxjerrin buken me pune te ndershme!..

Komentuesi: O Edi dihet qe shqipetaret jane puntore se kudo neper bote punet me te renda shqipetaret i bejn por te pakten atje i paguajne per punen qe bejn kurse ne shqiperi o Kryeminister su dalin me jetu ato qe marin se produktet e shportes i ke te larta po ashtu naften benzinen te larte energjin elektrike e ke cmimin te larte Duhen rriture rogat si privat e shtet se me 200mije leke qe i paguan privati jane shume pak mezi e perballojne jetesen familjet shqipetare o Edi se nuk jane si ju politikanet e Gjykatesit qe marin na 1milione e ca ne muaje prandaj shif mire ato taksat qe vendos e ule cmimin e karburanteve e te energjise se Tvsh e ke te larte nje familje aty u bije te paguajne 100mije leke ne muaje energji ujin e taksa a nuk jane cike te kripura se rrogat i kane modeste prandaj ndihemo popullin ate bej

Rama: Arsi, perralla mund te shkruajme sa te duam, po leket nuk shtohen me perralla, rrogat nuk rriten si ne perralla dhe cmimet nuk ulen duke degjuar perralla! Kuptove Arsi?! Dhe familjet shqiptare jane nje koncept shume i gjere, nuk jane sic mendon ti, sepse ja, kjo familja ketu me pune jeton dhe jeton me dinjitet se s’merret me perralla! E si kjo familje jane shumica Arsi shumica, do ti apo s’do ti! Kurse popullin qe me tregon zotrote pa pike edukate (dhe as diturie per fatin tend te keq) se duhet ta ndihmoj une, po te them se e dua aq sa ty s’ta rrok dot truri, po dashurine e tregoj me perkushtim e me pune, jo me perralla! Dhe shko lexo e behu i ditur e i edukuar, qe kur te flasesh me tjetrin, qofte kryeminister a qofte femije, mos dukesh nje mendjemadh qesharak.

Komentuesi: Edi Rama ngre pencionat se prindrit sja dalin ne shqiperi me jeten e shtrejt qe ke kriju, ti themi flm shtetit italian qe po i cojm ilace nga ktu se atje vdes shtet pa vler.

Rama: E kam krijuar une jeten e shtrenjte Dia eee? Une une i kam krijuar te gjitha problemet se 3 vjet e gjysem me pare prinderit e tu jetonin ne parajse! Eh Dia Dia, problem i madh shume kur ta helmon gjakun politika e mbrapshte dhe kur te verbon syte mizerabiliteti shpirteror i atyre qe flasin zi zi zi ekran me ekran…

2 replikat

2 replikatrama-twitter4 (1)

“Idiot dhe krenar”, Rama i ‘përvishet’ komentuesit. Ja çfarë i uron

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një urim special për gjithë shqiptarët, duke postuar në faqen e tij në FB videon pas restaurimit te pikturës së famshmetë gojëdhënave të bukura “Zoja e Shkodrës”, të cilen e cileson nje rilindje rreqethese.

Poshte postimit jane lume komentet me pergezime per punen e lavderueshme, por nuk mungojne edhe keshillat e sugjerimet. Një prej tyre i kerkon te beje kujdes se po pergatiten ta djegin vendin si ne 1997.

Replikat 

Komentuesi: “Z Kryeminiater. Bravo per bashkepunimin dhe investimin. Por nje depresion te madh ndjen kur shikon gjendjen ku jane kryeveprat ne lageshtine e Museut Onufri, varferise historike te Museut te Kalase Rozafatit, lenia pas dore e reabilitimit te kishave te Voskopojes. Arti dhe historia jane pjese e se njejtes.

Rama: Per cilin Muze Onufri e ke fjalen se nese e ke fjalen per Beratin, do kesh kohe pa shkuar. Sa per te tjerat qe thua hap pas hapi, nuk behen dot te gjitha ne 3 vjet e gjysem

Komentuesi: E di ca mendojn njerzit per ty (ju) kur dalin dhe shikojn nje shtet europian qe ti (ju ) jeni Idiot dhe Krenar …

Rama: Nuk po ta them cfare mendoj une duke lexuar kete qe shkruan ti, po te uroj vetem qe te shkollohesh e te kthjellohesh per veten tende se sa per Shqiperine, me ty pa ty, Shqiperia do behet

Komentuesi: Propagante e gjitha nisur nga ato qe shkruan vet dhe ato qe te mbeshtesin. Por nuk eshte faj jot eshte faj i deleve me smartphona ne duar .

Rama: Delja ben qumesht ti as dele nuk dukesh nga menyra se si perdor smartphone tend.

rama-post4

Postimi i Rames

MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një fundjavë të mbarë me këtë video të punës mbresëlënëse për restaurimin e pikturës së famshme të gojëdhënave të bukura “Zoja e Shkodrës”.

I’a vlen ta shihni çfarë rilindjeje rrëqethëse!

Kjo kryevepër që i mbijetoi për habinë e një mrekullie përndjekjes së regjimit komunist, u përndoq për së dyti 25 vjet me radhë prej harresës së institucioneve që deri 3 vjet e gjysëm më parë, i lanë pasuritë e paçmueshme të thesarit të kulturës sonë në harresën e një shpërfilljeje rrënuese.

Por më 25 prill, në 550 vjetorin e ditës qëkur ikona e parë e Pajtores së Shqipërisë u përcoll mrekullisht nga Shkodra drejt Genazzano-s në Itali, ku ndodhet edhe sot, kjo kryevepër e 1800-ës do të rishfaqet e rilindur në Katedralen e Shkodrës, falë bashkepunimit të Ministrise së Kulturës me laboratorët e ekselencës së institutit Palazzo Spinelli në Firence.

1175

Marrë nga Panorama.al 

Etiketa: komentuesitramareplikat


Ju sugjerojmë

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

20 Shtator, 2025 7:37 pm
“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës
Bota

“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës

20 Shtator, 2025 6:36 pm
Para
Deniz i kërkon Xhansus të heqë fëmijën, Asu nxit debat mes Harunit dhe Dilarës, çfarë do të ndodh nesër në “Fate të Kryqëzuara”

Deniz i kërkon Xhansus të heqë fëmijën, Asu nxit debat mes Harunit dhe Dilarës, çfarë do të ndodh nesër në “Fate të Kryqëzuara”

PS paralajmëron Bashën: Nuk je qingj i pafajshëm, nuk do t’iu lejojmë të merrni peng të ardhmen

PS paralajmëron Bashën: Nuk je qingj i pafajshëm, nuk do t'iu lejojmë të merrni peng të ardhmen

Video/ Momente paniku, trageti godet murin e betonit, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Video/ Momente paniku, trageti godet murin e betonit, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët
















TE FUNDIT

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
21 Shtator, 2025

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, për një sërë akuzash që lidhen me ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. Këto...

Lexo më shumë

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, gjë që do të...

Lexo më shumë

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
21 Shtator, 2025

Dashi Veproni shpejt sot, përndryshe mund të mbeteni prapa. Nëse uleni dhe prisni që dikush t’ju japë një ftesë, ndoshta...

Lexo më shumë

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
20 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e paralajmëroi Venezuelën të shtunën se do të paguajë një çmim të pallogaritshëm nëse nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com