Çështja e Xhelal Mziut ka përfunduar në Apel. Kryetari i Bashkisë së Kamzës akuzohet pëe shpërdorim detyre, pabarazi në tendera. Avokati i tij teksa dilte nga gjykata tha se “prokuroria vepron me dy standarde për një çështje, ndërsa thekson se nuk provohet se klienti i tij ka kryer vepër penale”.
Kryetari i Bashkisë Kamëz akuzohet për pabarazi në tenderin e ndërtimit të rrugës Valias i Ri – Laknas. Rreth 800 milionë lekë të reja ka qenë fondi i segmentit rrugor Valias i RiLaknas dhe Mziu akuzohet se ka skualifikuar ofertën më të ulët ofruar në një kompani, duke ia lënë tenderin një kompanie tjetër e cila kishte ofruar rreth 200 milionë lekë më pak sesa shumë prej 800 milionë lekë.