Afishe “Ti je mysliman! Mos Festo” janë shpërndarë dhe ngjitur gjithandej Komunës së Çairit në Shkup, ndërsa pas kësaj “fushate”, qëndron e ashtuquajtura Iniciativa “Vepro”.
“A ka më mirë se dikush me ju largu mëkatit (haramit) e ti të jesh sebep!”, shkruan në një postim të profilit në Facebook kjo iniciativë, ndërsa bën thirrje që të mos festohet ndërrimi i motmoteve, shkruan gazeta Koha në Maqedoni.
Ndryshe, edhe dy vitet e kaluara, me rastin e festave të fundvitit, shoqata dhe lëvizje të ndryshme fetare kanë shpërndarë dhe ngjitur afishe që bëjnë thirrje për “bojkot” të festave të Vitit të Ri.