Kur përmendet emri Vladimir Putin, një gjë është e qartë, ai është një nga udhëheqësit më të pushtetshëm të botës.
Edhe pse tingëllon e çuditëshme, por një muzeum në Serbi ka vendosur statujën e Putinit e cila është e ndërtuar prej dylli dhe është i pari lider botëror që instalohet aty.
Autoritetet e muzeut në Jagodinë, një qytet rreth 130 kilometra në jug të Beogradit, kanë ndërtuar figurën prej dylli të Vladimir Putin, i cili u bë figura e parë e muzeut e një lideri të huaj, thotë televizioni gjerman N-TV.
Së bashku me figurën e Putinit, muzeu ka vendosur edhe ish-presidentin serb Sllobodan Millosheviç dhe ish-kryeministrin serb Zoran Djindjic, si dhe sportistë të njohur serbe.
Vitin e kaluar, revista serbe “New Serbian Political Thought” ka kryer një sondazh me qytetarët serb, duke u kërkuar atyre se cilët nga liderët e botës besojnë më së shumti.
Anketa tregoi se Vladimir Putin ishtë më i besueshmi me 36.1 për qind të banorëve serbë, ndërsa Angela Merkel renditej e dyta.