Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mustafaj: Transferimi i dosjes 184 ‘pagesë’ e Arta Markut ndaj qeverisë

2019/08/22 at 7:10 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mustafaj: Transferimi i dosjes 184 ‘pagesë’ e Arta Markut ndaj qeverisë

Besnik Mustafaj deklaroi se kalimi i dosjes 184 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Dibrës është një “pagesë” që kryeprokurorja Arta Marku po bën për qeverinë që të rikonfirmohet në pozicionin e saj.

Në një intervistë televizive ish-ministri i Jashtëm Mustafaj, u shpreh se dërgimi i çështjes në një prokurori periferike tregon “kapitullimin” e Prokurorisë së Krimeve të Rënda përpara presionit qeveritar sipas tij.

“Fakti është që përgjimet janë bërë nga krimet e rënda. Që në origjinë është perceptuar si një krim që duhet të ndiqet dhe të dërgohet para drejtësisë nga Krimet e Rënda. Fakti që dosja kalohet tek Prokuroria e Dibrës, një prokurori që nuk ka kapacitete edhe sikur të ketë vendosmërinë morale për ta hetuar një dosje të tillë, nuk ka kapacitete për të hetuar një numër të madh ministra dhe ish-ministrash, përfshirë edhe kryeministrin. Dërgimi në periferi i proceseve hetimore i kësaj dosje tregon kapitullim të Prokurorisë të Krimeve të Rënda përpara presionit qeveritar. Është shumë shqetësuese për drejtësinë vetë. Kjo tregon një implikim të drejtpërdrejtë të Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku. Tregon si të thuash një “pagesë” që po bën paraprakisht për të rifituar vendin e saj si Prokurore e Përgjithshme. Pra është e pashpresë nëse këtë prokurori do ta drejtojë Arta Marku”, tha Mustafaj.

Ai nënvizoi gjithashtu se në Shkodër kryeministri ka bashkëpunuar me krimin dhe ka organizuar zgjedhje të paligjshme duke promovuar figura me të shkuar kriminale. Sa i përket Partisë Demokratike, Mustafaj u shpreh se strategjia e protestave nuk do të ndryshojë por shtoi se ato duhet të jenë më të fuqishme dhe nuk duhet të duken më si festë.

“PD nuk e njeh 30 qershorin si datë zgjedhjesh. Rama vazhdon që të bëjë zgjedhje të paligjshme. Jo vetëm kaq, por ai vazhdon të promovojë figura që janë të kriminalizuara. Mazhoranca nuk do dialog me opozitën.

E vetmja gjë që nuk ndryshon është protesta. Opozita proteston, sepse nuk ka formë tjetër për të treguar se kjo qeveri ka humbur çdo lloj legjitimiteti. Për mua opozita duhet të çlirohet nga kompleksi i paqësores. Njerëzit janë të zemëruar. Ne shohim përditë protesta të fuqishme kudo në botë dhe këtu mund të jenë të njëjta protestat, të fuqishme, sepse e tillë është situata. Mendoj se protestat s’mund të jenë më si festë”, deklaroi Besnik Mustafaj. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

15 Janar, 2026 10:55 pm
Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
-U tha në Opinion

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

15 Janar, 2026 10:12 pm
Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
-U tha në Opinion

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

15 Janar, 2026 9:54 pm
“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
-U tha në Opinion

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

15 Janar, 2026 9:38 pm
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

NYT: Netanyahu i kërkoi Trumpit të shtyjë planet për të sulmuar Iranin

15 Janar, 2026 9:10 pm
Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit
Bota

Trump paralajmëroi masa, Irani mohon se kishte planifikuar ekzekutimin e 26-vjeçarit

15 Janar, 2026 8:01 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Kushtetuesja: Arresti i shtëpisë për Berishën, i tejzgjatur

15 Janar, 2026 7:31 pm
Rregulli i ri për taksat e makinave
Aktualitet

Rregulli i ri për taksat e makinave

15 Janar, 2026 6:36 pm
Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Rama zhvillon të shtunën mbledhje me kryebashkiakët në Durrës

15 Janar, 2026 6:02 pm
Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor
Te Fundit

Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE rriten sërish në tetor

15 Janar, 2026 5:57 pm
Para
Ish-drejtori i policisë: Ja kriminelët që kanë mbledhur vota për PS

Ish-drejtori i policisë: Ja kriminelët që kanë mbledhur vota për PS

Brooklyn Beckham dhe Hana Cross i japin fund lidhjes?

Brooklyn Beckham dhe Hana Cross i japin fund lidhjes?

Beyonce ka shpërthyer në lot kur Kanye i ndërpreu fjalimin Swift në 2016

Beyonce ka shpërthyer në lot kur Kanye i ndërpreu fjalimin Swift në 2016

TE FUNDIT

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA

Artan Hoxha tregon pse krimi shqiptar është problem për SHBA
15 Janar, 2026

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” për raportet e SHBA me SPAK në vendin tonë. Hoxha u shpreh...

Lexo më shumë

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…

Lufta kundër korrupsionit, Rexhaj: SHBA-të po i bëjnë presion SPAK për…
15 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion”, eksperti i sigurisë Albatros Rexhaj ka folur në lidhje me ndikimin e politikës amerikane në vendin tonë...

Lexo më shumë

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo

Vendimi i SHBA/ Ekspertja sqaron cilat viza pezullohen për shqiptarët dhe cilat jo
15 Janar, 2026

Avokatja dhe ekspertja e emigracionit Olsa Alikaj Cano, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vendimin e Departamentit të...

Lexo më shumë

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut

“Në fshat pashë një trup pa kokë”,dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut
15 Janar, 2026

Këtë 15 janar bëhen 27 vjet nga dita kur trupat paramilitare serbe së bashku me forcat speciale serbe kryen një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com