Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mustafa Nano parashikon 2019: Rama do largojë Veliajn. Në LSI luftë civile

2018/12/29 at 6:49 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët

Mustafa Nano bëri një parashikim se çfarë do të na sjellë viti 2019 në planin politik. Ai tha se Rama do largojë Veliajn sepse po e sfidon. Ne PD Basha duhet te mundë Berishën. Ndërsa për LSI bëri nje parashikim krejt të zymtë.


Në emisionin e tij “Provokacija” Nano u shpreh:

“Tani, ai vërtet nuk ka fuqi të largojë një ministër, por Erion Veliajn mund ta largojë. Ky i fundit i është bërë halë në sy. Sepse po e sfidon Frenkeinsteinin e vet, që është Rama, dhe kjo gjë në Partinë Socialiste është bërë zakon. E bëri edhe Rama me Nanon. Viti që vjen pra do të jetë viti i përplasjes së madhe mes Ramës e Veliajt. Ramës i ka shkuar në mendje ta largojë Veliajn, por edhe aq të lehtë nuk e ka. E di shumë mirë se nëse Veliaj mbetet në krye të bashkisë së Tiranës, është keq. Por edhe ta largojë prej andej, është po njësoj keq. As Veliaj nuk e ka të lehtë të zgjedhë në këtë situatë. Letrat janë zbuluar tanimë, dhe si t’i shpallë luftë Ramës, si të vendosë t’i bëhet rrogoz atij, ai rrezikon po njësoj. Ngado që t’i vijmë vërdallë këtij diskutimi, është e sigurtë që do të kemi një luftë civile brenda partisë socialiste. Një luftë “të përgjakshme”. Ushtritë janë duke u rreshtuar”.

Për opozitën, Mustafa Nano tha se  Basha duhet të tregojë që është lider dhe për ta bërë këtë duhet të mundë Berishën.

“Në krahun tjetër, Lulzim Basha po rropatet shumë, por nuk po nxjerr gjë në dritë. Dhe nuk ka për të nxjerrë gjë në dritë, nëse nuk vendos të bëhet lider. Ai duhet t’i bindë njerëzit se është një lider. Ka pesë vjet që po i thuhet kjo gjë. Kjo është më e para gjë që duhet të bëjë. Dhe me këtë, të kuptohemi, ai nuk ka të sigurtë fitoren. Jo, thjesht i jep një shans vetes. Por pa këtë çdo gjë është e kotë. Asnjë shans nuk ka.

Lind pyetja: Ç’do të thotë të bëhet lider? Tani, kjo do të thotë shumë gjëra, por mund të fillohet me një gjë. Basha duhet të mundë Berishën. Dhe kjo nuk është një tekë e imja, apo e njerëzve si unë. Është një mënyrë për të provuar leadership. Kush e ka parë PD-në me dyshim, nuk ka pse të ndryshojë mendim tani, teksa sheh se Basha nuk ka fuqi t’i marrë Berishës as ditën e enjte. E keni vënë re që ditën e enjte, qoftë në parlament, qoftë nëpër studiot televizive, qoftë në rrjetet sociale, ai që duket, ai që ftohet, ai që bën protagonistin, ai që bërtet, është Berisha? Prandaj, apeli im për Bashën është: Munde Berishën. Nuk them: shkatërroje, poshtëroje, hidhe në koshin e plehrave të historisë. Kjo do ishte shumë për ty. Do të të binte të fikët edhe ta mendoje. Them: munde, sfidoje, kapërceje, injoroje. Ndryshe, askush nuk ka për të të marrë seriozisht ndonjëherë. E kanë më kollaj të ndjekin Rudina Hajdarin sesa ty”.

Përsa i përket LSI-së, Nano nuk përjashton që të fillojë një “luftë civile” brenda familjes Meta.

“Në krahun tjetër është edhe LSI-ja, por edhe këtu gjërat janë të lexueshme. Më të lexueshme nuk i bën nëna. Aty komandon Monika Kryemadhi, komandon pa më të voglin problem, por nëse LSI-ja del keq në zgjedhjet e ardhshme lokale, atëherë ky do të ishte një sinjal i keq për këtë parti. Dhe ai që do ta vuante më shumë këtë situatë do të ishte Ilir Meta. Sepse do fillojë të mendojë që në fund të mandatit presidencial mund ta gjejë LSI-në të shpërbërë, të shkërrmoqur. Nuk do të ishte çudi, atëherë, që për të shpëtuar LSI-në, e cila është e vetmja gjë që vlen për Ilir Metën në këtë botë, ky i fundit ta lërë presidencën para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Dhe të rimarrë LSI-në. Nëse Monika nuk do të hedhë vickla, kuptohet. Sepse nuk duhet përjashtuar as një “luftë civile” brenda familjes Meta. Dhe ka për të qenë gallatë, nëse ka për të ndodhur një luftë civile e tillë. Por sido që të jetë, në fund fare do të jetë Meta fituesi. Dhe ky i fundit do të futet në zgjedhje në krah të Berishës. Për të mundur Edi Ramën. Dhe kështu, do jemi në pikën që merr kuptim dialogu i famshëm tosk: Ku ishim? Asgjëkund. Çfarë bëmë? Hiçasgjë.

Vështrim pesimist? Kështu mund t’ju duket juve. Mua më duket realist”, përfundoi ai.

/ABCNEWS

Etiketa: analist politikmustafa nano


Ju sugjerojmë

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Kryesore

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

21 Dhjetor, 2025 7:16 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

21 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Aktualitet

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

21 Dhjetor, 2025 6:26 pm
Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë
Kryesore

Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë

21 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

21 Dhjetor, 2025 5:32 pm
Ambasada e SHBA: Mashtrimi për martesë, krim federal me dënime serioze
Aktualitet

Ambasada e SHBA: Mashtrimi për martesë, krim federal me dënime serioze

21 Dhjetor, 2025 4:41 pm
Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova
Kryesore

Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova

21 Dhjetor, 2025 2:07 pm
Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH
-Kulturë

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH

21 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi
Kronikë

Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi

21 Dhjetor, 2025 12:17 pm
Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…
Kryesore

Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…

21 Dhjetor, 2025 11:18 am
Para
Instagrami bën ndryshimin e papritur, njerëzit ankohen për të

“Instagram”-i vjen me një surprizë për festat e fundvitit

Nëna e djalit të sëmurë apel CR7: Vizitoje edhe djalin tim

Nëna e djalit të sëmurë apel CR7: Vizitoje edhe djalin tim

DETAJE/ Gjendet trupi i pajetë në Bulqizë

DETAJE/ Gjendet trupi i pajetë në Bulqizë
















TE FUNDIT

Kremlini: Pak gjasa për një marrëveshje paqeje në Ukrainë gjatë Krishtlindjes

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
21 Dhjetor, 2025

Një zyrtar i lartë i Kremlinit ka minimizuar shanset për një përparim të madh në bisedimet e paqes në Ukrainë,...

Lexo më shumë

SHBA do të ndërmarrë masa më të rrepta për emigracionin e paligjshëm në 2026-ën

Trump: SHBA do të godasë ISIS-in pas vrasjes së tre amerikanëve në Siri
21 Dhjetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatitet për një goditje më agresive ndaj emigracionit në vitin 2026 me miliarda dollarë fonde të...

Lexo më shumë

Berisha: Shishe vere me vlerë miliona euro zhduken nga vinoteka e Agasit

“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
21 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi duke e denoncuar si një vjedhje të rëndë shtetërore. Përmes një postimi në Facebook,...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
21 Dhjetor, 2025

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë në sektorin Hekurudha të lagjes 13 në Durrës mbrëmjen e sotme. 45-vjeçari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com