Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mustafa Nano: Nuk i dua grekët në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare

2018/05/01 at 9:51 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Shpërthen sërish Mustafa Nano: “Më vjen turp që i kam përmendur emrin, është vulgare”

Analisti dhe gazetari Mustafa Nano në monologun e tij në emision “Provokacija” në ABCNeës foli për vizitën e Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë Kirillit. Sipas Nanos në tre ditë në skenën shqiptare protagonistë të ngjarjes më të rëndësishme të javës të ishin dy priftërinj të huaj, një grek dhe një rus.


“Sesi më vjen që në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare nuk është një shqiptar. Nuk u mësova dot me këtë fakt. I dua grekët, i kam xhan sa s’ka. Më nderojnë edhe po të më hynë në shtëpi. Por në respekt të historisë së vendit tim, nuk i dua që në krye të kishës Ortodoksë Shqiptare. Unë do doja që në krye të Kishës Ortodokse shqiptare të ishte një shqiptar, se ja sesi më duket që këto tre ditë në skenën shqiptare protagonistë të ngjarjes të javës të ishin dy të huaj, një grek dhe një rus”.

Por Nano, shkon më tutje. Ai përmend në monologun e tij, Fan Noli, i cili ka themeluar në SHBA së bashku me patriotë të tjerë Kishën Ortodokse Shqiptare.

Monologu i plotë i Mustafa Nanos:

Teksa ndiqja këto ditë Kirillin, kreun e Kishës Ortodokse ruse, gjatë vizitës në Shqipëri, që është vizita e parë e një patriarku rus këtyre anëve, u ndjeva i ngacmuar në më shumë se një mënyrë. M’u kujtua më së pari Fan Noli, që në fillim të shekullit të shkuar është shuguruar prift prej një rusi, me emrin Platon, që ishte kreu i kishës ruse në Shtetet e Bashkuara. Dhe mos krijoni iluzione. Kjo nuk është provë e marrëdhënieve e kontakteve të mira e të vrullshme mes ortodoksëve shqiptarë e rusë. Jo, as që bëhet fjalë. Këto marrëdhënie kanë qenë e janë pothuajse zero.

Më tej, më erdhi në mendje historia e themelimit të kishës sonë ortodokse autoqefale. Fan Noli, tok me shqiptarë të tjerë në SHBA, iu vunë përpjekjeve për themelimin e kishës ortodokse shqiptare për motive pastërtisht patriotike, dhe më konkretisht, për të mos lënë ortodoksët shqiptarë atje, në SHBA pra, të binin nën ndikimin e kishës ortodokse greke. Dihet që kisha ortodokse shqiptare është themeluar, përveç të tjerash, edhe për të shërbyer si një ledh ndaj greqizimit të shqiptarëve ortodoksë. Këtë e them në respekt të kronikës së historisë, e jo për të futur spica brenda komunitetit të ortodoksëve shqiptarë apo midis dy vendeve tona fqinjë. As që më shkon mendja te kjo e fundit.

Dhe ironia e historisë e deshi që kreu i kishës ortodokse shqiptare në 25 vitet e fundit të jetë një grek. Këtu nuk e kundërshtoi njeri emërimin e tij në vitin 1992, por Fan Noli do jetë kthyer me siguri përmbys në varr, kur ka marrë vesh se kjo ndodhi. Dhe afërmendsh, kjo nuk ka lidhje me Anastas Janullatosin; ky i fundit, edhe si person, edhe si prift, është ok. Është një figurë e respektuar. Dhe me siguri do t’i mbetet një emër i mirë në historinë e Shqipërisë. Përveç të tjerave, ai është edhe kryepeshkopi më jetëgjatë në krye të kishës ortodokse shqiptare; e kushedi edhe sa vjet të tjera do jetë në krye të kësaj kishe, sidoqë është duke mbushur të nëntëdhjetat. Me shëndet është si kokrra e mollës. Dhe kështu i bie që dy figurat më të rëndësishme në historinë e kishës ortodokse shqiptare të jenë Fan Stiljan Noli, që luftoi për të ngritur një kishë shqiptare autoqefale, e cila atëbotë ishte by default një kishë antigreke, dhe Anastas Janullatosi, një prift grek që, ashtu si çdo prift grek, ëshë më grek se të gjithë grekët. Siç është Kirilli më rus se të gjithë rusët. Apo siç është patriarku serb Irenej më serb se të gjithë serbët. Apo siç ka qenë Fan Noli më shqiptar se të gjithë shqiptarët. Është në natyrën e traditën e kishave ortodokse që të jenë shumë të lidhura me pushtetin, me politikën, me kombin, e në përgjithësi me punë që s’kanë të bëjnë shumë me qiellin. “Autoqefale” në një mënyrë a në një tjetër ka marrë kuptimin “nacionale”, për të mos thënë “nacionaliste”. S’ka gjë se në Shqipëri e ka humbur këtë kuptim.

Ka ekzistuar frika fillimisht se “konflikti” midis priftit dhe grekut mund të bartej në mënyrë dramatike në fronin më të lartë të kishës ortodokse shqiptare, por kjo nuk ndodhi. Për meritë të Janullatosit, duhet thënë, që ka ditur ta mbajë të shtruar, apo ta maskojë, këtë konflikt. Jo më kot, ortodoksët shqiptarë e duan dhe e nderojnë. Nuk kam njohur asnjë ortodoks që të mos e dojë e të mos e respektojë. Dhe nuk është se e respektojnë qysh prej momentit që ka marrë pasaportën shqiptare. Jo, e kanë respektuar qysh në krye të herës. Kjo është një arsye që më bën edhe mua, si shqiptar laik, ta respektoj. Por personalisht nuk kam mundur ta heq prej vetes një sëkëlldi, si të thuash, noliane. Se si më vjen që në krye të kishës ortodokse autoqefale shqiptare nuk është një shqiptar. Nuk u mësova dot me këtë fakt. I dua grekët, i kam xhan sa s’ka ku të shkojë, më nderojnë edhe kur më hyjnë në shtëpi por, në respekt të historisë së vendit tim, nuk i dua në krye të kishës ortodokse shqiptare. Unë do doja që në krye të kishës ortodokse shqiptare të ishte një shqiptar. Se ja, se si më dukej këto tri ditët e fundit që, në skenën shqiptare, protagonistë të ngjarjes më të rëndësishme të javës ishin dy të huaj, një grek e një rus. Boh!

 

Etiketa: kisha ortodokse shqiptaremustafa nanonuk i dua greket


Ju sugjerojmë

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj
Kryesore

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj

8 Tetor, 2025 2:17 pm
Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

8 Tetor, 2025 11:55 am
Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
Aktualitet

Opozita kërkon shpalljen Dëshmor i Atdheut për gjykatësin e ndjerë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 11:03 am
“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic
Aktualitet

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic

8 Tetor, 2025 10:55 am
Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja
Aktualitet

Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 10:49 am
Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
Aktualitet

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

8 Tetor, 2025 8:49 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Kthjellime dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

8 Tetor, 2025 8:47 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 8 tetor 2025

8 Tetor, 2025 8:28 am
Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn
-U tha në Opinion

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:27 pm
Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn
-U tha në Opinion

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:23 pm
Para
Pushimet romantike të Andrrës dhe Sinanit

Pushimet romantike të Andrrës dhe Sinanit

Francezët përleshen me policinë, i vënë flakën Parisit për 1 Maj

Dhuna në Paris, policia arreston 200 persona

Aktorja provokon rrjetin, shfaqet pa rroba

Aktorja provokon rrjetin, shfaqet pa rroba
















TE FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Putin: Kemi përparësinë në çdo front, pushtuam 5 mijë km² në 2025

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
8 Tetor, 2025

Forcat ruse kanë pushtuar gati 5 mijë kilometër katrorë tokë në2025 dhe kanë ruajtur përparësinë e plotë në fushëbetejë. Kështu...

Lexo më shumë

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj

Jo vetëm Peleshi, Berisha paralajmëron mocion edhe ndaj Presidentit Begaj
8 Tetor, 2025

Sali Berisha sot i bëri thirrje kryeparlamentarit Niko Peleshi që të pranojë mocionin për shkarkimin e tij nga detyra, të...

Lexo më shumë

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s
8 Tetor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është zgjedhur anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s (Member Associations...

Lexo më shumë

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD

Konferenca e Kryetarëve,rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e IPARD
8 Tetor, 2025

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u rrëzua kërkesa e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com