Mbase edhe për të shtensionuar pak situatën shpesh nervoze, por ka
raste që në Parlament bëhen edhe batuta “jashtë rendit të ditës”.
Batuta më e famshme është ajo e Kryeministrit Edi Rama, i cili ka
preferuar t’i drejtohet deputetes demokrate Albana Vokshi me emrin
Pamela, duke iu referuar aktores amerikane seksi, Pamela Anderson.
Megjithëse ngjashmëri fizike nuk ka fare në këtë rast.
Mes batutave dhe zënkave në Parlament, ajo që vëmë re gjithnjë në
fotot që sjell paparaci ynë nga oborri i Parlamentit, janë fytyra më
joformale, më të buzëqeshura, më njerëzore, edhe kur bëhet fjalë për
deputetë të forcave të ndryshme politike. Pastaj kur bëhet fjalë për
femra, aty i zbutet shpirti gjithkujt, si në rastin e deputetit socialist,
Musa Ulqini.
Ai nuk është mjaftuar vetëm me përshëndetjen e kolegeve të tij, Albana Vokshi dhe Mesila Doda, por i ka shoqëruar me vështrime të gjata edhe pasi ato janë larguar. Ky është një hutim më se njerëzor, kur bëhet fjalë për sharmin femëror, qofshin këto edhe deputete Parlamenti.