Presidenti meksikan Enrique Pena Nieto ka anuluar udhëtimin e javës së ardhshme në Uashington për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump.
Pena Nieto postoi një mesazh në Twitter ku thotë se e kishte informuar Shtëpinë e Bardhë për vendimin e tij.
Kjo lëvizje vjen një ditë pasi presidenti amerikan zbuloi planin e tij për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit Meksikë-SHBA. Meksika e ka kundërshtuar me forcë ndërtimin e murit.
Trump ka nënshkruar dy urdhra ekzekutivë, njëri që i hap rrugë ndërtimit të menjëhershëm të murit në kufijtë jugor të vendit dhe tjetri që i detyron disa qyteteve amerikane të zbatojnë ligjet e emigracionit, duke i kërcënuar me heqje të fondeve federale nëse nuk pajtohen me to.
Republikanët në Senat thanë se Kongresi amerikan do të shkojë përpara me planin.