Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Muri i Berlinit, 9 gjëra që mund të mos i dinit

2019/07/27 at 9:30 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Muri i Berlinit, 9 gjëra që mund të mos i dinit

Rënia e Murit të Berlinit ndodhi prej një gabimi

Në një konferencë shtypi mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, anëtari i byrosë politike të Gjermanisë Lindore, Gynter Shabovski shpalli në mënyrë të parakohshme se do të hiqeshin kufizimet e vizave të udhëtimit. Kur u pyet se kur do të vihej në zbatim politika e re, ai tha: “Menjëherë, pa vonesë”.


Në fakt, lajmi do të shpallej një ditë më vonë dhe do të kërkonte gjithsesi një proces të gjatë aplikimi për gjermano-lindorët. Përgjigjet konfuze të Shabovskit dhe raportimi i gabuar në media se pikat kufitare ishin hapur, shtyu mijëra gjermanë të Berlinit lindor që të shkonin drejt Murit të Berlinit. Në postbllokun e Rrugës Bornholmer, Harald Jager, oficeri në detyrë, u përball me një turmë që sa vinte e rritej në numër. Edhe irritimi sa vinte e shtohej. Duke marrë fyerje, në vend të udhëzimeve, prej eprorëve të tij, si dhe tejet nervoz për shkak se priste të merrte të nesërmen rezultatet e analizave të diagnostikimit për kancer, Jager e hapi pikën kufitare me mendjen e. tij, dhe pikat e tjera ndoqën shumë shpejt shembullin e tij.

Muri i Berlinit ishte ngritur më shumë se 15 vjet pas nisjes së Luftës së Ftohtë

Më shumë se 2 milion gjermano lindorë, shumica punëtorë dhe profesionistë të aftë, u larguan për në Perëndim mes viteve 1949 dhe 1961. Bashkimi Sovjetik kishte refuzuar kërkesën fillestare të Gjermanisë Lindore për të ndërtuar Murin në vitin 1953, por me dezertimet drejt Berlinit Perëndimor që po arrinin numrin 1000 njerëz në ditë, në verën e 1961, udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi më në fund pranoi. Banorët e Berlinit u gdhinë mëngjesin e 13 gushtit 1961, përballë telave me gjemba që ishin vendosur në vijën ndarëse mes zonës perëndimore dhe lindore të qytetit. Disa ditë më vonë, Gjermania Lindore nisi fortifikimin me beton të kësaj barriere.

Muri i Berlinit ishin në fakt dy mure

Në fakt Muri i Berlinit përbëhej nga dy mure mes të cilëve ndodhej “rripi i vdekjes”, ku ndodheshin me qindra kulla roje, disa kilometra hendeqe kundër kalimit të mjeteve, qen roje, prozhektorë dhe mitralozë.

Më shumë se 100 njerëz gjetën vdekjen në përpjekje për të kaluar Murin

Qendra e Kërkimeve mbi Historinë Bashkëkohore Potsdam dhe Qendra e Memorialit të Murit të Berlinit dhe Dokumentimit raportojnë se të paktën 138 njerëz u qëlluan për vdekje, pësuan aksidente fatale ose kryen vetëvrasje pas përpjekjeve të dështuara për t’u arratisur përmes Murit të Berlinit. Të tjerë studime thonë se numri i viktimave është edhe më i lartë. Viktima e parë ishte Ida Siekman, që vdiq në 22 gusht 1961, pasi u përpoq të hidhej në një rrugë në Berlinin Perëndimor, e cila ndodhej nën dritaren e apartamentit të saj në katin e katërt, në Berlinin Lindor. Tragjedia e fundit ndodhi në mars 1989, kur një i ri gjermano-lindor që përpiqej të fluturonte mbi mur me balonë, ndeshi në kabllot e tensionit të lartë.

Më shumë se 5000 persona u arratisën, duke kaluar mbi dhe nën Murin e Berlinit

I pari dezertor që u arratis përmes Murit ishte roja kufitare 19 vjeçar, Konrad Shuman, i cili është përjetësuar në film teksa kërcente mbi telat me gjemba, vetëm dy ditë pasi kufiri ishte mbyllur. Ndërkohë që Muri u fortifikua gjithnjë e më shumë, edhe planet e arratisjes u bënë më të sofistikuar. Të arratisurit fshiheshin në pjesë të fshehta të makinave të berlinezo perëndimorëve që vinin për vizita, gërmonin tunele të fshehta dhe zvarriteshin nëpër tubacione. Tre vëllezërit Bethke realizuan arratinë më spektakolare. Vëllai më i madh Ingo u arratis me një dyshek me ajër, duke lundruar nëpër lumin Elbë në vitin 1975, dhe tetë vjet më vonë vëllai më i vogël kaloi mbi mur përmes një kablli çeliku që e lëshoi me hark dhe shigjetë, duke përfunduar në një çati shtëpie në Berlinin perëndimor. Në vitin 1989, dy vëllezërit fluturuan me një avion super të lehtë mbi mur, duke marrë edhe vëllanë e tretë, Egbert.

John F. Kennedy u shpreh i çliruar kur u ngrit Muri

Në qershor të vitit 1961, Hrushovi paralajmëroi presidentin amerikan, Kennedy, se do të bënte bllokadë Berlinit Perëndimor nëse nuk largoheshin forcat perëndimore, një akt luftënxitës që do të shpinte në luftë. Kur Kennedy dëgjoi lajmin se komunistët kishin ngritur mur përreth Berlinit Lindor, në vend që të shkëpusnin Berlinin Perëndimor nga pjesa tjetër, ai i tha një ndihmësi: “Nuk është zgjidhje shumë e mirë, por një mur është shumë më mirë se sa një luftë. Ky është fundi i krizës së Berlinit. Pala tjetër u kap prej panikut – jo ne. Tani nuk do të bëjmë asgjë, sepse nuk ka alternativë tjetër veç luftës”.

Gjermania Lindore e quajti Murin “Mburoja Antifashiste”

Qeveria e Gjermanisë Lindore pretendoi se e ngriti Murin e Berlinit për të mbajtur jashtë fashistët, spiunët dhe idetë perëndimore. Dy javë pasi urdhëroi ngritjen e “Mburojës Antifashiste”, udhëheqësi Gjermano lindor Valter Ulbriht deklaroi: “Ne kemi mbyllur të çarat në shtëpinë tonë, si dhe vrimat përmes të cilave do të zvarriteshin armiqtë e popullit gjerman”.

Porta e Brandenburgut ka qenë dikur pjesë e një muri të shekullit 18

Mbreti i Prusisë, Frederik Uilliam II porositi ngritjen e harkut të famshëm që bashkon Berlinin lindor dhe perëndimor dhe që ka shërbyer si sfond i fjalimeve të famshme presidenciale të Kennedyt dhe Reaganit. Kur u përfundua në vitin 1791, Porta e Brandenburgut ishte pjesë e murit origjinal doganor të qytetit.

Një copë e Murit ndodhet në banjën e një kazinoje në Las Vegas

Shkatërrimi zyrtar i Murit të Berlinit nisi në verën e vitit 1990. Më shumë se 40 mijë copa të Murit u ricikluan si materiale ndërtimi të përdorur në projekte rindërtimi në Gjermani, por disa qindra prej tyre u shitën dhe tani janë të shpërndara në të gjithë globin, nga kopshtet e Vatikanit deri në një banjë në Main Street Station Casino, në Las Vegas, ku vendurinimet janë kapur pas një Muri të mbuluar me grafit që është i mbrojtur pas një xhami./Opinion.al

Etiketa: berlinkenedymur


Ju sugjerojmë

Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese
Aktualitet

Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese

25 Qershor, 2025 7:37 pm
Ballkani përballet me temperatura përvëluese
Aktualitet

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

25 Qershor, 2025 7:24 pm
Dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari
Aktualitet

Dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari

25 Qershor, 2025 7:12 pm
Trump përmend Kosovën: Ndalëm Serbinë, ishte gati të vepronte
Bota

Trump përmend Kosovën: Ndalëm Serbinë, ishte gati të vepronte

25 Qershor, 2025 6:57 pm
Iran/ Zbardhet shifrat, ja sa persona humbën jetën nga konflikti me Izraelin
Bota

Iran/ Zbardhet shifrat, ja sa persona humbën jetën nga konflikti me Izraelin

25 Qershor, 2025 6:51 pm
Rinumërohen mbi 70% e votave të Tiranës
Politikë

Rinumërohen mbi 70% e votave të Tiranës

25 Qershor, 2025 6:38 pm
India dërgon astronautin e parë në hapësirë ​​pas 41 vitesh
Bota

India dërgon astronautin e parë në hapësirë ​​pas 41 vitesh

25 Qershor, 2025 6:35 pm
Rival i Milanit, Morata rikthehet në Serie A
Sport

Rival i Milanit, Morata rikthehet në Serie A

25 Qershor, 2025 6:12 pm
Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Taç të Kolonjës
Aktualitet

Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Taç të Kolonjës

25 Qershor, 2025 6:07 pm
Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
Bota

Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite

25 Qershor, 2025 5:58 pm
Para
Shembet ballkoni i klubit në Korenë e Jugut, dy viktima

Shembet ballkoni i klubit në Korenë e Jugut, dy viktima

Horoskopi, 23 qershor 2019

Horoskopi 28 Korrik 2019

Parashikimi i motit, dita me temperatura të larta

Parashikimi i motit për sot, 28 Korrik 2019
















TE FUNDIT

Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese

Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese
25 Qershor, 2025

Edhe pse gjatë dy-tre viteve të fundit cilësia e plazheve vendase është përmirësuar, duke u lënë më shumë hapësira publike...

Lexo më shumë

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

Ballkani përballet me temperatura përvëluese
25 Qershor, 2025

Shtetet e Ballkanit po përballen me temperatura të larta, teksa të enjten, më 26 qershor, pritet që temperatura të arrijnë...

Lexo më shumë

Dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari

Dyshohet se i përfitoi nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e një 45-vjeçari
25 Qershor, 2025

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar disa pasuri të një 45-vjeçari, banues në fshatin Valare. Sipas njoftimit të bluve, shtetasi Katan...

Lexo më shumë

Trump përmend Kosovën: Ndalëm Serbinë, ishte gati të vepronte

Trump përmend Kosovën: Ndalëm Serbinë, ishte gati të vepronte
25 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se administrata e tij frenoi në kohë përshkallëzimin mes Kosovës e Serbisë pak javë më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com