Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Municionet “Made in Kosova”, një ambicie ende e largët

2024/12/18 at 12:43 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Municionet “Made in Kosova”, një ambicie ende e largët

Këto ditë kishte shumë bujë për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Turqisë për ndërtimin e fabrikës së parë të municionit në Kosovë.


Edhe pse shumëçka rreth saj mbahet sekret, ky artikull sjell përgjigje në së paku disa pyetje: kur mund të funksionalizohet fabrika dhe çfarë hapash duhet të ndiqen për të përfituar prej saj?

Në kohën e pasigurive rajonale dhe tensioneve globale, Kosova i ka vendosur vetes një objektiv: prodhimin e municioneve.

Për ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ky do të jetë një hap shumë i rëndësishëm drejt fuqizimit të kapaciteteve ushtarake të vendit.

Fabrika e paralajmëruar e municioneve, sipas tij, do të krijojë jo vetëm aftësi vetanake të mbrojtjes, por edhe mundësi eksporti.

Ekspertët e sigurisë, në anën tjetër, shprehen më të rezervuar – disa thonë se do të duhen vite kohë për përmbushjen e kësaj ambicieje, e të tjerë favorizojnë rritjen e bashkëpunimit rajonal.

Çka synon Kosova?

Me një marrëveshje të nënshkruar më 16 dhjetor me kompaninë turke të armëve, MKE, Kosova synon të ndërtojë një fabrikë të municioneve të kalibrave të ndryshëm – të parën në vend.

Maqedonci nuk jep detaje se ku dhe kur pritet të nisë prodhimi, duke thënë se informacionet e tilla janë të klasifikuara, por shpreh bindjen se me jetësimin e saj, Kosova nuk do të jetë më e varur për municione.

“Ne, normalisht, nuk mund të bëhemi 100% të vetëqëndrueshëm, por mund ta zvogëlojmë varësinë nga vendet e tjera, duke prodhuar municione apo armatime, të cilat shpenzohen më shumë dhe sigurohen më vështirë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Maqedonci tregon se, fillimisht, do të prodhohen municione 5.56 milimetra dhe 7.62 milimetra, të cilat përdoren edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës, edhe nga Policia e Kosovës.

Ai thotë se fabrika do të drejtohet nga shteti, por se “është e rëndësishme që të ketë edhe investitorë privatë, për të rritur prodhimin”.

“Në atë mënyrë, do të sigurojmë furnizime të qëndrueshme për nevojat e brendshme, por do të jemi në gjendje edhe të eksportojmë në vendet partnere, varësisht kërkesave të tyre”, thotë ministri i Mbrojtjes.

Disa përfaqësues të opozitës shprehin dyshime se ky projekt do të realizohet.

Për Rashit Qalajn, anëtar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, vetë nënshkrimi i kontratës me një kompani turke është i diskutueshëm.

“Unë mendoj se për çdo gjë që ka të bëjë me armatimin dhe municionet, ne duhet të orientohemi nga partneri ynë strategjik: SHBA-ja”, thotë ai.

Por, Maqedonci siguron se në krejt këta hapa, Kosova e ka mbështetjen e NATO-s – aleancës ku mëton të anëtarësohet – përfshirë edhe të SHBA-së.

Kosova, me 1.5 milion banorë, ka Forcën e saj të Sigurisë, e cila është në proces të shndërrimit në ushtri të rregullt dhe pritet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë aktivë dhe rezervistë, si dhe policinë me rreth 9.000 pjesëtarë.

I pranishëm në vend është edhe misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR.

A mund të bëhet Kosova e vetëqëndrueshme me municion?

Ish-zyrtari i NATO-s, Jamie Shea, thotë se përmbushja e kësaj ambicieje, varet nga së paku tre faktorë – jo të arritshëm në afat të shkurtër.

“Municioni ka nevojë për kimikate për eksplozivë, për metale speciale dhe për lëndë të para, që shpesh vijnë nga Kina..”

Fillimisht, ai thotë se Turqia duhet të pajtohet për transferimin e teknologjisë dhe të licencave të saj në Kosovë, në mënyrë që ajo t’i zhvillojë aftësitë e veta mbrojtëse.

Pastaj, duhet siguruar zinxhiri i pavarur i furnizimeve, që mund të marrë vite kohë.

“… sepse municioni ka nevojë për kimikate për eksplozivë, për metale speciale dhe për lëndë të para, që shpesh vijnë nga Kina dhe vende të tjera”, thotë Shea për Radion Evropa e Lirë.

“Gjërat mund të komplikohen edhe më, nëse municioni që prodhohet, përfshin predha dhe raketa që varen nga mikroprocesorë dhe aparatura të tjera të sofistikuara elektronike”, sipas tij.

Si faktor të tretë të rëndësishëm, që Kosova duhet ta marrë në konsideratë, Shea përmend përfitimet.

Ai thotë se Kosovës do t’i duhej të eksportojë patjetër municione, në mënyrë që atë kapital ta investojë në mbështetje të industrisë së saj të mbrojtjes.

Një treg potencial për eksporte, sipas Sheas, mund të jetë vetë Turqia, sidomos nëse fabrika në Kosovë operon si strukturë e saj në vend të huaj.

“E, pasi të filloni të prodhoni sasi të mëdha municionesh, ruajtja e sigurt e tyre bëhet një çështje tjetër madhore, por edhe dobësi e mundshme. E mbani mend shpërthimin masiv të një depoje municionesh në Tiranë, disa vite më parë? Ajo ngjarje çoi në krizë politike në atë vend”, kujton Shea.

Cilat vende të Ballkanit Perëndimor prodhojnë armë?

Raporti i fundit i Institutit të Evropës Juglindore dhe Lindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC), i vitit 2021, nxjerr në pah se Serbia është eksportuesja kryesore e armëve dhe municioneve në rajon, pasi përbën 65.79% të totalit të eksporteve.

Pas saj vjen Bosnje e Hercegovina, e cila përbën 31.75% të totalit të eksporteve të rajonit.

Sipas të dhënave të siguruara nga vetë vendet e Ballkanit, Shqipëria eksporton municione, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi eksportojnë armë dhe automatikë të kalibrit 12.7 mm, municione, bomba dhe raketa, Maqedonia e Veriut eksporton kryesisht municione dhe bomba, ndërsa Serbia eksporton gamë më të gjerë të municioneve dhe armëve, përfshirë: bomba, granata, mina, raketa etj.

Rëndësia e bashkëpunimit rajonal

Ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu, thotë se arritja e vetëqëndrueshmërisë në mbrojtje është e vështirë, qoftë për shkak të standardeve të larta që kërkohen, qoftë për koston që ka kjo industri.

”Çështja nuk është vetëm të prodhosh e të blesh. Më e rëndësishmja është mirëmbajtja, e cila ka një kosto jo të vogël.”

Ai sugjeron që Kosova ta rrisë bashkëpunimin me shtetet anëtare të NATO-s në rajonin e Ballkanit – përfshirë këtu Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut – dhe në këtë mënyrë t’i rrisë nivelet e veta operacionale.

Kjo strategji thotë se quhet “smart defence” apo “mbrojtje e zgjuar” dhe krijon siguri më të madhe përmes bashkëpunimit më të madh.

Në mesin e vendeve që e shfrytëzojnë atë, Mediu përmend shtetet baltike: Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë.

“Çështja nuk është vetëm të prodhosh e të blesh. Më e rëndësishmja është mirëmbajtja, e cila ka një kosto jo të vogël. Ndaj, një bashkëpunim rajonal do të ishte shumë herë më i vlefshëm, sesa të mendojmë të ndërtojmë diçka të vetëqëndrueshme”, thotë Mediu për Radion Evropa e Lirë.

Tani anëtar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ai thotë se kjo qasje do t’i shpaguhej Kosovës, marrë parasysh aspiratat e saj për t’u anëtarësuar në NATO dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit që kërkon kjo aleancë.

“Në këtë plan, unë mendoj se ka shumë hapësirë për të ecur me prokurime të përbashkëta dhe me ‘smart defence’”, thotë Mediu.

Investimet në mbrojtje

Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes në Kosovë do të jetë 207.8 milionë euro në vitin 2025, apo 54 milionë euro më shumë sesa këtë vit.

Maqedonci thotë se në tre vjetët e kaluar, Kosova ka shpenzuar mbi 239 milionë euro për blerje të armatimit, e “nëse përfshihen edhe blerjet e këtij viti, shuma kalon mbi 269 milionë euro”.

Për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, ai nuk jep detaje se nga janë blerë.

Por, ajo që dihet është se Kosova, viteve të fundit, ka siguruar armë edhe nga dy fuqi të NATO-s: SHBA-ja dhe Turqia.

Në mars të vitit 2022, ajo ka themeluar edhe Fondin e Sigurisë, ku qytetarë dhe donatorë të ndryshëm mund të kontribuojnë për mbrojtjen, por se sa është vlera e tij, nuk dihet dhe nuk bëhet publike./REL



Ju sugjerojmë

“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim
Aktualitet

“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim

19 Maj, 2025 9:08 am
Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?
Bota

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

19 Maj, 2025 8:59 am
Raporti i Eurostat:Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri
Aktualitet

Raporti i Eurostat:Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

19 Maj, 2025 8:50 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Begaj uron presidentin e ri të Rumanisë: Pres me kënaqësi të punojmë së bashku

19 Maj, 2025 8:40 am
Ish-Presidenti Biden u diagnostikua me kancer/Trump: I urojmë shërim të shpejtë
Bota

Ish-Presidenti Biden u diagnostikua me kancer/Trump: I urojmë shërim të shpejtë

19 Maj, 2025 8:33 am
Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani
Bota

Proevropiani Dan fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

19 Maj, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 19 maj 2025

19 Maj, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 19 maj 2025

19 Maj, 2025 8:16 am
Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
Bota

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

18 Maj, 2025 10:32 pm
Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
Aktualitet

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

18 Maj, 2025 9:32 pm
Para
Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje

“Kundër legalizimit të kanabisit”/ Berisha: Do falim gjobat dhe kamatvonesat për dritat

“Kundër legalizimit të kanabisit”/ Berisha: Do falim gjobat dhe kamatvonesat për dritat

Punëtori humbi jetën pasi u zu poshtë nga një masiv gurësh, arrestohet pronarja e subjektit, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike 

Punëtori humbi jetën pasi u zu poshtë nga një masiv gurësh, arrestohet pronarja e subjektit, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike 
















TE FUNDIT

“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim

“Partizani”/ Sot GJKKO vendos nëse Berisha dhe Malltezi do të kalojnë për gjykim
19 Maj, 2025

Do të mbahet sot në orën 11:30 seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”. Gjyqtarja Floreja Davidhi pritet...

Lexo më shumë

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?
19 Maj, 2025

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për shpenzime të mbrojtjes prej pesë për qind të PBB. Edhe vendet e...

Lexo më shumë

Raporti i Eurostat:Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Raporti i Eurostat:Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri
19 Maj, 2025

Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga...

Lexo më shumë

Begaj uron presidentin e ri të Rumanisë: Pres me kënaqësi të punojmë së bashku

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
19 Maj, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Rumanisë, Nicusor Dan, pas fitores në raundin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com