Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mungon tregu për shitjen e grurit, çmimi 50% më i lirë po shkakton humbje te fermerët

2023/07/18 at 8:39 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mungon tregu për shitjen e grurit, çmimi 50% më i lirë po shkakton humbje te fermerët

Çka pritej ndodhi. Rreth 1 javë pas përfundimit të sezonit të korrje-shirjes së grurit fermerët e fshatrave të Lushnjës po përballen me mungesë të tregut për shitjen e grurit.


Gruri ka mbetur i hapur në fushë, i pashitur. Fermerët pohojnë se shkak i mungesës së shitjeve është çmimi i ulët rreth 50% më pak se vitin e kaluar.

Për shkak të rritjes së lartë të çmimit të drithërave vitin e kaluar në tregjet e huaja të ndikuara nga lufta Rusi-Ukrainë, Ministria e Bujqësisë nxiti fermerët me subvencione direkte në vlerën e 30 mijë lekëve për ha për shtimin e sipërfaqeve të mbjella. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë në total u mbështetën me subvencione 4 mijë fermerë.

Agronomët pohuan më herët se për shkak të nxitjes me subvencione të mbjellat u rritën 30 deri 40%. Por sot çmimi i grurit është nën kosto dhe po ju shkakton shumë humbje fermerëve.

Met Salliu nga fshati Plug i Lushnjës tha për “Monitor” se sapo ka përfunduar procesi i korrjes dhe shirjes së grurit dhe nga 100 ha me të mbjella ka përfituar 500 ton grurë. Salliu ngre shqetësimin se çmimi i shitjes është gati 50% nën kosto dhe të gjithë prodhimin e ka të hapur në arë të pashitur.

“Të gjithë grurin e kam në fushë të pashitur. Nuk ka treg ku ta shesim për shkak të çmimit të ulët. Çmimi i grurit sot është 26 deri 27 lekë për kg, gati 50% më pak se vjet. Me këtë çmim shitje humbjet janë shumë të larta krahasuar me koston e të mbjellave, duke nisur nga çmimi i karburantit, plehrave kimike etj.

Unë kam prodhuar grurë për të mbajtur 1 qytet të tërë me bukë, po nuk kam ku e shes. Kompanitë e blojës janë duke shqyrtuar çmimet, por ende deri tani nuk kanë kryer ndonjë blerje”, pohon fermeri që jetën e tij e ka të lidhur me kultivimin e grurit dhe shalqirit.

Vjet çmimi i shitjes së grurit arriti 50 deri 55 lekë për kg, ndërsa sivjet po shitet nga 25 deri 27 lekë për kg.

Para sezonit të korrjes ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në një takim të zhvilluar me kompanitë e blojës u kërkoi atyre që të blejnë grurin vendas, si zgjedhjen primare të lëndës së parë për fabrikat e tyre të blojës së miellit dhe prodhimit të bukës.

“Kemi rënë dakord së bashku që prioritet në këtë sezon të korrjeve të grurit patjetër që do t’i japim mbështetje prodhimit vendas dhe fermerëve tanë, të cilët na kanë dëgjuar dhe janë orientuar drejt prodhimit të grurit gjatë sezonit të kaluar”, pohoi më herët Krifca.

Anëtarë të Shoqatës së Përpunimit të Miellit të kontaktuar nga Monitor pohuan se deri tani sasia e blerë nga prodhuesit vendas është shumë e pakët dhe kjo pasi nuk arrihet të garantohet cilësia e duhur për grurë që më pas të përpunohet për miell buke apo të përdorimit të produkteve të tjera.

Për fabrikat e blojës mungesa e cilësisë është ndikuar nga kushtet klimaterike dhe shirat e shumta që pati këtë vit para sezonit të korrjes. Për sa i përket çmimit të ulët të shitjes përpunuesit e grurit veçojnë se ai përcaktohet nga trendi i çmimeve ndërkombëtare.

Nevion Telha, agronom në zonën e Korçës, nënvizoi për “Monitor” se pavarësisht se të mbjellat në fshatin Pojan u shtuan 30 deri në 40% nga mbështetja me subvencione, rendimenti i prodhimit edhe këtë vit vijoi të jetë i ulët.

“Për shkak të motit të lagësht në periudhën e pjekjes së grurit, kryesisht 2 stuhive të mëdha që pati zonën tonë edhe këtë vit rendimenti i prodhimit vijon të mbetet i ulët 30 deri 35 kv për ha. Prej vitesh për shkak të kostove të larta nga çmimet e inputeve bujqësore dhe mungesës së ekonomisë së shkallës, rendimenti prodhues vijon të mbetet i ulët në këtë zonë, mesatarisht rreth 35 kv për dynym.

Rendimentin më të lartë të prodhimit të grurit, Shqipëria e ka arritur vetëm në periudhën komuniste, në nivelin 75 kv për dynym. Pavarësisht se fermerët e kanë mekanizuar prodhimin, duke përdorur mjetet bujqësore, por edhe kanë shtuar plehërimin e tokës, nuk mund të arrihet rendiment më i lartë se ky nivel për shkak të parcelizimit të tokës”, shton agronomi Nevion Telha.

Në zonën e Pojanit sezoni i korrjeve dhe shirjeve ende nuk ka përfunduar, por agronomi Telha thotë se me çmimin 25 lekë për kg që po kërkohet gruri shitjet do të jenë nën kosto. “Fermerët do ta shesin grurin, por do ta shesin nën kosto”.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, prodhimi i grurit të fermerëve mesatarisht në vit arrin 60,000 deri në 70,000 tonë grurë, kurse sasia e importuar arrin 250,000 deri në 300,000 ton grurë në vit./ Monitor



Ju sugjerojmë

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën
Aktualitet

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën

29 Qershor, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Aktualitet

Moti sot me temperatura të larta / E Diela për plazh

29 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 29 qershor 2025

29 Qershor, 2025 8:10 am
Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
Para
“Si në mesjetë”, ushtarët rusë mbahen në bodrume pas refuzimit për të luftuar në Ukrainë

“Si në mesjetë", ushtarët rusë mbahen në bodrume pas refuzimit për të luftuar në Ukrainë

Temperaturat e larta në Europë, kulmi i të nxehtit pritet këtë javë

Temperaturat e larta në Europë, kulmi i të nxehtit pritet këtë javë

Policia asgjëson 875 bimë narkotike cannabis sativa në Krujë

Policia asgjëson 875 bimë narkotike cannabis sativa në Krujë
















TE FUNDIT

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën

Segmenti Zgosht-Ura e Çerenecit, Rama: Investimi lidh zonat e Librazhdit me Dibrën
29 Qershor, 2025

Kryeministri Rama ka publikuar pamjet nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Konkretisht, Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale...

Lexo më shumë

Moti sot me temperatura të larta / E Diela për plazh

Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
29 Qershor, 2025

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të ngrohta nga...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 29 qershor 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
29 Qershor, 2025

Dashi Energjitë sot favorizojnë introspeksionin. Jeni duke ndjerë presion për të arritur më shumë, por mos u ngutni. Marrëdhëniet personale...

Lexo më shumë

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com