Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nuk ishte i pranishëm këtë të enjte në protestën e thirrur nga ish-kryeministri, Sali Berisha.
I pyetur nga gazetarët se përse nuk ishte në protestë, Meta tha se ka qenë dhe do të jetë sipas rastit dhe se përkrah çdo protestë në mbrojtje të parlamentarizmit.
“Kanë qenë do jem sipas rastit edhe unë do jem, edhe drejtues të PL do jenë. Përkrahim çdo protestë jo në mbrojtje të Berishës apo dikujt tjetër, por në mbrojtje të parlamentarizmit, demokracisë, pluralizmit, kërkesat e opozitës janë domosdoshmëri për rivendosjen e normalitetit në vend. Pa asnjë dyshim në çdo nismë që synon gjallërimin e opozitarizimit në vend
Nuk ka asnjë arsye të tillë, ne jemi bashkë në çdo çështje që është në interes të opozitarizmit, demokracisë”, tha Meta.