Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mungesa e fuqisë punëtore pengon ekonominë!”-Kompanitë gjermane kërkojnë punonjës të kualifikuar dhe të pakualifikuar  

2024/02/29 at 8:51 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Mungesa e fuqisë punëtore pengon ekonominë!”-Kompanitë gjermane kërkojnë punonjës të kualifikuar dhe të pakualifikuar  

Mungesa e fuqisë punëtore – të kualifikuar apo dhe pa kualifikime – po pengon zhvillimin ekonomik në Gjermani. Sipas Ministrit Federal të Punës Hubertus Heil, mungesa e fuqisë punëtore mund të bëhet pengesa kryesore e zhvillimit ekonomik. Prandaj, ministri i SPD ftoi më shumë se 700 përfaqësues të ekonomisë, shoqata të ndryshme dhe institucione arsimore në një kongres njëditor në Berlin. 


“Atë ditë, ne do të promovojmë shumë ide të mira se si të sigurojmë një numër të mjaftueshëm të fuqisë punëtore profesionale, ide që tashmë ekzistojnë, por duhet të bëhen më të njohura,” tha Heil, i cili hapi kongresin me Ministrin e Ekonomisë Robert Habeck (Të Gjelbërit) dhe ministren e Arsimit Bettina Stark-Watzinger (FDP). 

Në Gjermani, 46 milionë vetë janë aktualisht aktivë në tregun e punës, që është një rekord. “Gjermania është pra akoma një vend ku punohet shumë,” tha Heil. Ai përmendi arsimin si pikënisje për zgjidhjen e problemit të mungesës së fuqisë punëtore. Sipas ministrit, në vend ka rreth 1.6 milionë vetë të moshës 20-29 vjeç pa asnjë kualifikim. Është e rëndësishme që çdo i ri të ketë një shans për të hyrë në tregun e punës, shtoi Heil. 

Më shumë gra dhe punëtorë të moshuar 

Prandaj Heil kërkon që të përdoren më shumë të gjitha mjetet me ndihmën e të cilave mund të zvogëlohet mungesa e fuqisë punëtore profesionale: “Është një përqindje më e madhe e grave në totalin e popullsisë, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara që mund të angazhohen më shumë në punë”. Për më tepër, qëllimi është të “tërheqin koka të zgjuara dhe duar punëtorë” nga jashtë në Gjermani. “Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është sigurimi i mirëqenies”, theksoi ministri federal i Punës. 

Ministrja federale e Arsimit Bettina Stark-Watzinger, theksoi veçanërisht mundësinë e shkollimit dual. Është një mundësi e madhe që hap derën e një karriere profesionale”, tha politikaja e FDP-së. 

Çdo vit, të paktën 45 mijë të rinj e lënë shkollën pa asnjë kualifikim dhe pa asnjë diplomë, shpjegoi ministrja gjermane e Arsimit. Kjo është arsyeja pse qeveria federale, siç vuri në dukje ajo, ka nisur një program të posaçëm stimulues, me vlerë disa miliardë euro, nga i cili duhet të përfitojnë 4000 shkolla. Qëllimi i programit është të lehtësojë hyrjen e të rinjve në tregun e punës. 

Sindikatat ankohen për kushtet e këqija të punës 

Kryetarja e Shoqatës së Sindikatave Gjermane (DGB), Yasmin Fahimi, i sheh kushtet e këqija të punës si një shkak serioz të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani. “Aty ku kushtet janë të këqija dhe ngarkesa është e lartë, do të ketë mungesë të fuqisë punëtore në afat të shkurtër apo afatgjatë”, tha Fahimi për gazetat e grupit mediatik Funke. Kushtet e këqija të punës janë një arsye e rëndësishme që punonjësit të vendosin të ndryshojnë profesionin ose pse nuk vendosin as të marrin një punë fare, pohon kreu i DGB-së. Dhe kështu “fillon rrethi vicioz”, sipas Fahimit. “Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, puna bëhet një barrë edhe më e madhe për punëtorët e aftë të mbetur.” 

Robert Habeck në kongresFotografi: Carsten Koall/dpa/picture alliance 

Prandaj Fahimi kërkon përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit, pra programe antistres apo marrëveshje kolektive që do të ofronin mundësi për uljen e ngarkesës. Stresi është një sinjal i qartë për punëdhënësit se duhet të bëjnë diçka për ngarkesën mendore ose fizike të punonjësve të tyre, thekson ajo. “Punëdhënësit që e injorojnë këtë, ose e kompensojnë mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar duke angazhuar edhe më shumë në punë punonjësit e tanishëm, ata e dëmtojnë vetëm veten e tyre, sepse punonjësit janë të mbingarkuar, e kjo shkon shpesh në kurriz të të gjithë shoqërisë.” 

Hans-Jürgen Urban, anëtar i Bordit Drejtues të IG Metall (sindikata e punonjësve në industrinë e metaleve…) thekson një argument të ngjashëm. Në një deklaratë për rrjetin mediatik RND, ai tha: “Problemi nuk është mungesa e përgjithshme e fuqisë punëtore”. Urban shton se ka probleme me mungesën e fuqisë punëtore ku kushtet e punës janë shumë të këqija, pra ku paga është e vogël ose ku kushtet dhe kualifikimet e kërkuara për një punë janë shumë të larta. Shumë kompani ende nuk e kanë kuptuar se ndërkohë atraktiviteti i punëdhënësit është një nga kompetencat kryesore, paralajmëron Urban./DW 



Ju sugjerojmë

Drejtpërdrejt/ Rama iu jep mirëseardhjen liderëve pjesëmarrës në Samit
Aktualitet

Drejtpërdrejt/ Rama iu jep mirëseardhjen liderëve pjesëmarrës në Samit

16 Maj, 2025 10:18 am
Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, edhe nga SHBA-ja
Rajoni

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, edhe nga SHBA-ja

16 Maj, 2025 10:02 am
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Aktualitet

Tiranë/ Vetëvritet brenda automjetit një 38 vjeçare, policia po sqaron rrethanat

16 Maj, 2025 9:59 am
VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
Aktualitet

Goditi me grusht anëtarin e KZAZ në Kashar/Arrestohet vëzhguesi,një tjetër në kërkim

16 Maj, 2025 9:50 am
Kryeministri i Spanjës mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama
Aktualitet

Kryeministri i Spanjës mbërrin në Tiranë, pritet nga Rama

16 Maj, 2025 9:41 am
Qielli ‘vishet’ gri! Ndryshon tabloja e motit në fundjavë
Aktualitet

Qielli ‘vishet’ gri! Ndryshon tabloja e motit në fundjavë

16 Maj, 2025 9:38 am
Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
Kryesore

KQZ: Përfundon numërimi i votave për kandidatët në 12 qarqet e vendit

16 Maj, 2025 9:24 am
Rama pret Sekretarin e NATO, Rutte: Diskutuam mbi forcimin e rolit të Shqipërisë
Aktualitet

Rama pret Sekretarin e NATO, Rutte: Diskutuam mbi forcimin e rolit të Shqipërisë

16 Maj, 2025 9:15 am
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë
Aktualitet

Axhenda e Samitit të Komunitetit Politik Europian/ Tirana, sot epiqendra e Europës

16 Maj, 2025 9:08 am
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Aktualitet

Policia i refuzoi lejen/ Opozita sot në protestë, ja vendi ku do mbahet dhe orari

16 Maj, 2025 9:01 am
Para
Hyrja e Suedisë në NATO kompleton aleancën ushtarake 

Hyrja e Suedisë në NATO kompleton aleancën ushtarake 

Samiti i Ballkanit Perëndimor me BE/ Zbulohet arsyeja pse Albin Kurti s’do të jetë në Tiranë 

Samiti i Ballkanit Perëndimor me BE/ Zbulohet arsyeja pse Albin Kurti s’do të jetë në Tiranë 

“Vazhdon të jetë i aftë për të kryer detyrën”, mjekët ekzaminojnë gjendjen shëndetësore të Biden 

“Vazhdon të jetë i aftë për të kryer detyrën”, mjekët ekzaminojnë gjendjen shëndetësore të Biden 
















TE FUNDIT

Drejtpërdrejt/ Rama iu jep mirëseardhjen liderëve pjesëmarrës në Samit

Drejtpërdrejt/ Rama iu jep mirëseardhjen liderëve pjesëmarrës në Samit
16 Maj, 2025

Kryeministri Rama, ndodhet në Sheshin Skënderbej, ku po ju jep mirëseardhsjen liderëve të pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit...

Lexo më shumë

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, edhe nga SHBA-ja

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, edhe nga SHBA-ja
16 Maj, 2025

Kompania serbe Sprocure, e cila u përfshi më 14 maj në paketën e 17-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE)...

Lexo më shumë

Tiranë/ Vetëvritet brenda automjetit një 38 vjeçare, policia po sqaron rrethanat

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
16 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mëngjesin e sotëm, ku një 38 vjeçare i ka dhënë fund jetës...

Lexo më shumë

Goditi me grusht anëtarin e KZAZ në Kashar/Arrestohet vëzhguesi,një tjetër në kërkim

VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar
16 Maj, 2025

Policia ka arrestuar vëzhguesin, i cili ditën e djeshme dhunoi sekretarin e KZAZ me grusht brenda ambienteve të qendrës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com