Manchester United ka pësuar një humbje të rëndë në fushën e Everton, që ka fituar me lehtësi 4-0 kundër “Djajve të Kuq” falë golave të Richarlison (13′), Sigurdsson (28′), Digne (56′) dhe Walcott (64′).
Kjo humbje mund t’i kushtojë kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League skuadrës së Solskjaer, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje nga fundi i kampionatit.
Ka qenë një rezultat tronditës për miqtë, të cilët kanë pësuar 48 gola në këtë kampionat, më shumë se në çdo sezon tjetër të Premier League./Opinion.al