Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mund ta merrni pistoletën tuaj të mbushur dhe ta hiqni?”/ I nxori armën mjekes, polici lihet i lirë

2024/10/29 at 9:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Mund ta merrni pistoletën tuaj të mbushur dhe ta hiqni?”/ I nxori armën mjekes, polici lihet i lirë

Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan vjen nga një mjeke e re kardiologe në spitalin e Gjirokastrës. Jona Leka që punon prej 4 vjetësh në këtë spital, tregon se të premten e kaluar gjatë një vizite rutinë, polici i kufirit Siri Kacaboni, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka kërcënuar.

Kur polici po vizitohej, mjekja konstatoi se Kacaboni ishte vizituar pak kohë më parë nga një koleg i saj dhe kishte bërë të gjitha ekzaminimet. Polici ka filluar të tregojë episode të jetës së tij personale dhe e ka pyetur mjeken për origjinën. Kur nuk ka marrë përgjigje, ai është ngritur dhe ka nxjerrë armën e shërbimit nga një qese duke e mbushur në sy të mjekes. Ngjarja është filmuar nga vetë mjekja dhe situata e treguar provohet qartë.

Mjekja i është drejtuar policit duke i thënë: “Mund ta merrni ju lutem pistoletën tuaj të mbushur dhe ta hiqni që këtu sepse ky quhet kërcënim personi dhe ju jeni civil, keni bërë një veprim të rëndë në zyrën time si mjeke këtu në spital?“

Doktoresha Jona Leka e denoncoi incidentin dhe policia shkoi menjëherë dhe shoqëroi Kacabonin. Por në ambientet e komisariatit mjekja kuptoi se ngjarja po mbulohej nga kolegët e policit.

Për të marrë panoramën e plotë të ngjarjes, “Stop” realizon një telefonatë edhe me vetë policin Siri Kacaboni.

Siri Kacaboni: Unë jam për momentin jam në gjyq zoti gazetar. Ka marrë një gazetar, që të marrë versionin…

Gazetari: Për çfarë e keni nxjerrë armën në zyrën e zonjës?

Siri Kacaboni: Nuk e kam nxjerrë armën, unë kam vajtur për vizitë, vëllai im… Nuk nxjerr armë unë, se unë jam i sëmurë, kam dokumentet që kam vajtur për vizitë, nuk kam nxjerrë armë.

Gazetari: Ajo të ka regjistruar, ne kemi një video që është arma në tavolinë, më pas e merrni…

Siri Kacaboni: Tani, muhabetet nuk bëhen në telefon.

Gazetari: Juve nuk jeni proceduar a ndaluar nga policia, arma ju është marrë?

Siri Kacaboni: Tani nuk mund t’ju jap dot shpjegime.

Kur “Stop” filloi të interesohej për rastin në Policinë e Gjirokastrës dhe AMP, nisën të lëvizin gjërat dhe u bë gati dokumentacioni për në prokurori. Shefi i AMP Gjirokastër, Vasil Kalluci, pohon veprimet në fjalë që duhet t’i kishte ndërmarrë që kur Siri Kacaboni u shoqërua në kushtet e flagrancës.

Mjekja Jona Leka: Me atë çfarë u bë, se unë atë ditë, kur dola, e pashë aty jashtë edhe…?

Shefi i AMP Vasil Kallcini: Tani shiko! Ne folëm me prokurorin, po çojmë materialet. Ata janë kompetentë për masë ndalimi. Ne nuk kemi kompetencë ndalimi. Më thanë “do ta hetojmë”…

Mjekja Jona Leka: D.m.th është në qarkullim…

Shefi i AMP Vasil Kallcini: Eee, është në hetim.

Mjekja Jona Leka: Tha ndonjë arsye për çfarë…?!

Shefi i AMP Vasil Kallcini: Dhe ai qe si i paqartë doktoreshë, se unë tani të dyve ju mora…

Mjekja Jona Leka: Ai është i rrezikshëm. Në qoftë se ai mendërisht nuk është mirë, ai është një njeri i rrezikshëm, me pistoletë të ligjëruar nga shteti me vete.

Shefi i AMP Vasil Kallcini: Është dhe shkresa këtu, që do t’ia çojmë prokurorisë, 28.10, si numër shkrese…

Policit Siri Kacaboni i është bllokuar arma e shërbimit pasi dyshohet se mund të ketë probleme të shëndetit mendor.

Gazetari: Siri Kacaboni punon këtu? Është këtu?

Polici: Punon, punon këtu..Ja, të shikoj tek zyra…

Gazetari: Për këtë rastin, që ka ndodhur…instiktivisht, ato veprime? S’më duket mirë në reagim?

Shefi i personelit: Po jam në dijeni, se jam shefi i personelit edhe është bërë denoncimi nga doktoresha. Është marrë në pyetje nga ata të AMP-së. E ka bërë instiktivisht mo, kot…,e ka bërë pa vetëdije… Është një çikë si kështu…

Gazetari: Nejse, është për të ardhur keq, nuk është për të qeshur…

Shefi i personelit: Ai është i pezulluar. Kaq e kemi ne. Pastaj, se si do procedojnë ata të AMP-së, në rast se ata nuk marrin masë për këtë pastaj, marrim ne masën disiplinore si drejtori…/tvklan.al

Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Spiropali takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë: Marrëveshja për pensionet ratifikohet brenda vitit

Spiropali takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë: Marrëveshja për pensionet ratifikohet brenda vitit

Protesta e opozitës/ Shoqërohen disa protestues në Elbasan

Protesta e opozitës/ Shoqërohen disa protestues në Elbasan

Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë

Ilir Meta reagon nga burgu pas protestës së opozitës: Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë!

TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com