Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Muxhahedinët , ja shpërblimi që do të marrë Shqipëria nga SHBA

2016/02/17 at 2:20 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Muxhahedinët , ja shpërblimi që do të marrë Shqipëria nga SHBA

Shqipëria do të mirëpresë dhe 2 mijë muxhahedinë të tjerë, të cilët pritet të ikin nga Kampi i Lirisë ku janë strehuar opozitarët iranianë. Sipas Zërit të Amerikës, për të realizuar këtë projekt të zhvendosjes së opozitarëve muxhahedinë do të shpenzohen 20 milionë dollarë amerikanë.

Kështu shkruan “Zëri i Amerikës” në versionin e gjuhës angleze, duke ndriçuar kështu dhe arsyet se vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, në Tiranë. Artikulli është shkruar nga Pamela Dockins, e cila ka shoqëruar udhëtimin e Kerry-t në Shqipëri.

Duke cituar zyrtarin e DASH, Zeri i Amerikes shkruan “Shqipëria gjatë dy viteve të fundit ka marrë rreth 1 mijë muxhahedinë dhe është e angazhuar për të marrë edhe 2 mijë të tjerë”.

“Zyrtari i DASH tha se Kerry para se të niste vizitën në Tiranë ra dakord që të mos fliste publikisht për zhvendosjen e muxhahedinëve, pasi mbetet një çështje e ndjeshme”, shkruan VOA.

“Zëri i Amerikës” raporton se Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë si nga ana teknike dhe monetare, nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, për të rritur kapacitetet për strehimin e grupit që ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara në operacionet e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme dhe në luftën kundër terrorizmit. Sipas zyrtarit të lartë amerikan ndihma shkon në 20 milionë dollarë, teksa asistenca amerikane në Shqipëri shtrihet gjithashtu në fushën e sigurisë dhe atë ekonomike. “Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka qenë në Shqipëri për të falënderuar qeverinë shqiptare për strehimin e anëtarëve të grupit opozitar iranian të njohur ndryshe si muxhahedinë”, kështu shkruan VOA, duke cituar një zyrtar të lartë të DASH.

Opozitarët

Prej kohësh qe folur që SHBA-ja i kishte kërkuar Tiranës zyrtare që të strehonte 2 mijë opozitarë muxhahedinë. Sipas burimeve të gazetës “Shqip” kërkesa për strehimin e tyre ka ardhur fillimisht nga ndihmëssekretarja e Shtetit, Victoria Nuland, gjatë vizitave zyrtare që ajo ka pasur në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama mësohet se i pati premtuar për pranimin e numrave të muxhahedinëve, por jo në një numër kaq të lartë sa po pranohen aktualisht, rreth 2 mijë të tillë. Këto negociata mësohet se janë zhvilluar gjatë vizitës zyrtare që Nuland pati në muajin korrik të vitit të kaluar.

Mënyra se si kanë rrjedhur ngjarjet mësohet se këto tratativat ndërmjet Uashingtonit dhe Tiranës duket se kanë vijuar gjatë, deri kur Tirana zyrtare pranoi që të presë numrin në fjalë për muxhahedinët.

Kampi i Lirisë, Ashraf, ndodhet në pjesën mes kufirit të Irakut dhe Iranit. Kampi ndodhet në veri të qytetit irakian në provincën Al-Khalis në Diyala, rreth 44 milje nga kufiri perëndimor të Iranit.

Ky kamp mori emrin Ashraf Rajavi, pasi një i burgosur i famshëm politik në kohën e Shahut i cili ishte në mesin e grupit të fundit të aktivistëve politikë të lëshuar nga burgjet e regjimit të Shahut në vitin 1979.

Ndërkohë që në një deklaratë të publikuar nga Komisionieri i Lartë për Refugjatët i Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit të kaluar vlerësohet kontributi i Shqipërisë për të marrë një pjesë të mirë të refugjatëve të strehuar në këtë kamp. “UNHCR vlerëson thellësisht hapat e ndërmarrë nga disa vende për të transferuar banorët në situata të sigurisë.

Shqipëria ka kontribut të shquar në këtë përpjekje humanitare, meriton vëmendje të veçantë. Shqipëria ka marrë më shumë se tre të katërtat e banorëve, të cilët janë transferuar. Përpjekjet e kanë kontribuar shumë në përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur zgjidhje për këtë grup të njerëzve”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga UNHCR-ja pas verifikimit të kryer në Kampin e Lirisë nga komisonieri i Lartë për Refugjatët, António Guterres. Shqipëria ndërkohë pritet të përgatisë ambientet për pritjen e muxhahedinëve të tjerë.

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Video/Leo Messi i mëson futbollin Eros Ramazzottit. Këngëtari e mban në krahë

Video/Leo Messi i mëson futbollin Eros Ramazzottit. Këngëtari e mban në krahë

Protesta për parkun, Veliaj: Ja ku luajnë fëmijët e Bashës në Hollandë (foto)

Protesta për parkun, Veliaj: Ja ku luajnë fëmijët e Bashës në Hollandë (foto)

Kjo ishte dashuria e Aurela Gaçes në moshën 26-vjeçare 

Kjo ishte dashuria e Aurela Gaçes në moshën 26-vjeçare 

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com