Muhammad Ali ka thyer traditën e vendosjes së yjeve, kjo pasi ylli i tij është i vendosur në mur dhe jo në tokë si gjithë të tjerët
Më 2002 Muhammad Ali u nderua me një yll në Hollywood, në atë që quhet “Shëtitorja e Famës” (Walk of Fame) – por ylli i tij nuk ishte si i të tjerëve.
Muhammad Ali ka thyer traditën e vendosjes së yjeve, pasi ylli i tij është i vendosur në mur e jo në tokë si gjithë të tjerët.
I pyetur se pse nuk ka lejuar që ylli të vendoset në tokë ashtu si gjithë të tjerët, Ali ishte përgjigjur: “
“Mbaj emrin e profetit tonë të dashur Muhammad (paqja qoftë mbi të), dhe është e pamundur që t’i lejoj njerëzit të shkelin mbi emrin e tij”, është shprehur ai.
Legjenda e boksit botëror u nda nga jeta javën e kaluar në moshën 74 vjeçare.