Mjeku Dhimitër Kraja fatmirësisht arriti të mposht koronavirusin, ndërsa kjo gjë nuk ka bërë që ai të tërhiqet nga profesioni i tij.
Kraja është rikthyer tek Infektivi për t’i shërbyer qytetarëve të infektuar me COVID-19. Në mars ai u prek nga COVID-19 vetëm pak ditë pasi ishte kthyer nga pensioni pikërisht për situatën kritike në Shqipëri.
Ai qëndroi për disa ditë në spital dhe më pas e kaloi në shtëpi i vetëkarantinuar. Kraja është nga të paktit mjek që rikthehet në front pasi është prekur nga COVID-19./ Opinion.al