Trajneri Adolfo Sormani e ka nisur me humbje aventurën e dytë në stolin e Partizanit. “Të kuqtë” u mposhtën me rezultatin 3-2 në transfertën me Skënderbeun.
Edhe pse e panë veten në disavantazh, korçarët përmbysën rezultatin prej pjesës së parë dhe duke përfituar nga superioriteti numerik, shënuan edhe golin e tretë me Bregun.
Ndërkohë, Laçi befasoi në Durrës, duke fituar minimalisht në fushën e Teutës. Ndeshja u vendos nga goli i Turkajt, me kurbinasit që rikthehen te suksesi pas dy humbjeve dhe mbeten në garën për një vend në kupat e Europës.
Fitre ka marrë dhe Vllaznia ditën e sotme, duke mposhtur 2-0 Flamurtarin, që edhe pse pagoi detyrimet për Sirgi, ende nuk ka siguruar hapjen e merkatos./ Opinion.al