Reperi i njohur shqiptar, Mozzik ka mirëpritur në jetë fëmijën e tij të parë. Ai dhe partnerja Loredana Zefi kanë vendosur ta quajnë “Hana” vogëlushen e tyre.
Vetë reperi njoftoi se ka përjetuar ndjenjën e bukur të prindit sot, duke publikuar fotografinë e parë me vajzën në Instagram të shoqëruar me një shkrim emocionues.
“Emri më i bukur në botë BABË !
Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë !
Mirë se erdhe në jetë Hana ime e vogël !
Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë,i përlotur duke puthur gruan time të dashur sot po i uroj lindjen e parë,e fëmijën e parë !
Do ju dua sa të kem jetë”, shkruajti ai.