Pas dënimit nga UEFA, Jose Mourinho është ndëshkuar sërish. Këtë herë ka qenë gjykata federale e futbollit Italian që ka pezulluar 10 ditë portugezin, duke nisur që nga java e parë e Serie A për sezonin e ri.
E sikur të mos mjaftonte kjo, Mourinho është gjobitur dhe me 50 mijë euro për akuzat e bëra në drejtim të gjyqtarit Chiffi në përfundim të ndeshjes mes Monzas dhe Romës.
Takimi u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1 dhe pas sfidës, trajneri akuzoi gjyqtarin kryesor se kishte mbajtur anën e Monzës dhe për fajin e tij, kryeqytetasit dolën me një pikë nga kjo sfidë.