Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Motrat mu në p***, s’më rr*het fare”/ Firma e transportit s’i jep qytetarit mjetin dhe e shantazhon

2024/01/17 at 9:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Motrat mu në p***, s’më rr*het fare”/ Firma e transportit s’i jep qytetarit mjetin dhe e shantazhon

Jemi pranë Portit të Durrësit, pasi një qytetar që ka blerë një makinë në SHBA, tregon se ka paguar 800 dollarë transportin me kompaninë “Monte Cristo”, që e ka Edmond Zykaj.

Ai ka paguar dhe doganën në Durrës që në 30 tetor 2023, por makina nuk i jepët sepse i ngarkohet edhe një pagesë ekstra, një gjobë, që ka marrë kontenieri e pjesëtuar me 3 makina, që ka patur brenda.

Qytetarit i kërkohet të paguajë edhe 867 dollarë të tjera. Ai e ka denoncuar çështjen te krimi ekonomik dhe në prokurori, por makina vijon të mbetet në port e bllokuar.

Denoncuesi: Kam qenë vetë në Amerikë, në muajin gusht, kam bërë një blerje të një automjeti Mercedes-Benz, C 300, në vitin 2011. E kam blerë automjetin, pasi kam paguar të zotin e mjetit dhe kam marrë kontratën e shitjes në dorë, kam kërkuar në internet që të gjeja një kompani transporti, nga Amerika me kontenier, që ta sillja në Portin e Durrësit. Pasi e kam gjetur, kam folur me “Monte Cristo”-n, me administrator Edmond Zykaj, me të cilin kam rënë dakord me një vlerë 800 dollarë, për pagesë, për shërbimin që do kryente. Ka ardhur automjeti në Portin e Durrësit, kam kontaktuar zotin Mirjan Jahja, me të cilën kemi rënë dakord me pagesën, i cili më ka kërkuar 40 mijë lekë të vjetra dhe 210 euro për uljen e kontenierit, shërbim për të cilën duhet të paguheshin. Kam bërë edhe pagesën e doganës, 1 milionë e 85 mijë lekë. Në datë 31 dalin pretendimet për një detyrim, që detyrohesha mbi çka kisha paguar deri në këto momente. Ishte një vlerë 867 dollarë, që kjo lidhet me një mbifaturim dhe mendohet për një gjobë. Njëherë më është paraqitur si peshim kontenieri, njëherë është dyshuar për kontroll. Këta zotërinj kanë pretenduar deri në pikën që, në qoftë se nuk e paguan këtë gjobë, ne nuk të japim mjetin dhe nuk e shikon mjetin më me sy. I jam drejtuar krimit ekonomik, kam bërë një kallëzim te krimi ekonomik, jam informuar që ka kaluar çështja në prokurori.

Qytetari komunikon me agjentin doganor privat, Mirjan Jahja, i cili ka ndjekur procedurën e zhdoganimit, por ky i fundit e përcjell te kompania e transportit “Monte Cristo”.

Agjenti doganor Mirjan Jahja: Ik fol me atë që e ke nis! Me mua s’ke punë fare.

Denoncuesi: Unë tek ty i kam bërë pagesat të gjitha, nuk e di pse po ma mban mjetin kot.

Agjenti doganor Mirjan Jahja: Po ta mban “Monte Cristo”, unë s’jam “Monte Cristo”.

Denoncuesi pati komunikim edhe mepronarin e kompanisë së transportit Edmond Zykaj, komunikim, që u mbyll me të shara e ofendime.

Denoncuesi: Ore Mondi, po më bien në qafë o vlla!

Edmond Zykaj: Jemi 3 veta në kontenier, është pjesëtuar për tre ajo.

Denoncuesi: Po nuk ka lidhje se s’është individuale gjoba, e ke marrë ti gjobën.

Edmond Zykaj: Ore shqip po flas, kam nja 3-4 orë që flas shqip me ty.

Denoncuesi: Ore shqip po flas dhe unë. Nuk kam unë faj që merr ti gjobë, kontenieri atje, çfarë thua ti ulje-ngritje. Të gjithë këtu që thonë: “Nuk ka shans, po u ngarkua kontenieri nuk ulet më edhe ku është akt ekspertiza”.

Edmond Zykaj: Motrat mu në p*** u thuaj atyre që të thanë ashtu. Dëgjo këtu, se boll të durova! Motrat mu në p*** u thuaj atyre që të kanë thënë, se nuk marrin vesh fare!

Denoncuesi: E sigurt?

Edmond Zykaj: Po e di unë!

Denoncuesi: Ti do të mbash përgjegjësi për të gjitha këto, se janë të regjistruara.

Edmond Zykaj: As nuk më rruhet fare, vazhdo jepi drejtim, se na ke lodhur që në mëngjes.

Më pas Zykaj telefonoi gazetaren e “Stop” që po ndiqte rastin, por sërish nuk hoqi dorë nga pretendimi se qytetari duhet të paguante 1/3-ën e gjobës, që kishte marrë kontenieri.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, na u konfirmua se automjeti mbahet për llogari të dy privatëve agjentit doganor dhe kompanisë së transportit, pasi për drejtorinë e doganave procedura e zhdoganimit ka përfunduar./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Paralajmëron gjenerali izraelit: Muajt e ardhshëm mund të nisim luftën me Libanin…

Paralajmëron gjenerali izraelit: Muajt e ardhshëm mund të nisim luftën me Libanin...

SHBA/ Zgjedhjet për kandidatin republikan në Iowa, Trump kryeson në sondazhe

Trump mund të përjashtohet nga seanca gjyqësore nëse pengon procesin

“Mësoi që shpirti i saj derdhte gjak”, Bombaj flet për babain që vrau përdhunuesin e vajzës: E justifikoj…

“Mësoi që shpirti i saj derdhte gjak”, Bombaj flet për babain që vrau përdhunuesin e vajzës: E justifikoj…

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com