Ylli i Realit, Christiano Ronaldo është bërë së fundmi baba i fëmijëve binjak, për të cilët mediat kanë folur së tepërmi. Ai është treguar shumë i hapur dhe madje që ditën e parë që i mori në shtëpi, postoi një foto me ta. Tashmë motra e tij Elma, ka postuar 2 foto shumë të bukura ku puth fëmijët e futbollistit. Fëmijët janë të lindur nga një nënë surrogate, ashtu si fëmija i parë, Cristiano Junior.
CR7 në tetor do të bëhet prind për herë të katërt, pasi raportohet se Georgina Rodriguez është shtatzënë.