Elena Ora ka qenë duke fjetur në dhomë, kur dy njerëz kanë thyer shtëpinë e saj.
Charaf Elmoudden 26 vjecar, është hajduti i stolive të çmuara, Iphonëve, kompjuterëve, çantave, të cilat janë marr nga dhoma e këngëtares në veri perëndim të Londrës,transmeton Mirror.
Elena ka treguar se është zgjuar në ora 5.50 kur ka parë një njeri në dhomën e saj. Këtë e ka thënë në Harrow Crown, gjykatë kjo në Hailshan Drive në Londër e cila merret me trajtimin e rasteve kriminale.
“Në një moment mendova ai nuk ishte shumë larg meje sepse ai kishte qenë duke më parë duke fjetur. I thashë përshëndetje dhe isha shumë konfuze. Pastaj u mendova…nuk e njihja, nuk mund ta identifikoja, dhe ai ishte një hajdutë. Pashë vdekjen në sytë e mi. Kam dashur të bërtas “O zoti im”, por nuk më ka dal zëri nga frika”, ka thënë më tej ajo.
Grabitësi ka marr kutinë me stoli të çmuara dhe gjithccka tjetër që ka gjetur para se të dilte nga shtëpia”, tha Elena.
Sipas prokurorëve shtëpia ka qenë e mirë zgjedhur nga grabitësit, sepse e kanë ditur se Rita Ora jeton atje.
“Ajo adresë ka qenë në shënjestër….sepse dihet se ka produkte me vlerë të çmuara”.