Princi Harry dhe Meghan Markle publikuan kartolinën e Krishtlindjeve për këtë vit, ku shfaqeshin me kurriz nga kamera duke parë spektaklin e fishekzjarrëve.
Pavarësisht se fotoja u pëlqye shumë nga fansat e çiftit, dikush në veçanti nuk e priti aspak mirë këtë foto.
Motra e Dukeshës, Samantha Markle, e cilësoi foton në “Twitter” të trishtë, por më pas u pendua duke e fshirë komentin e saj.
“Interesante që Duka dhe Dukesha e Sussex janë të kthyer me shpinë. I drejtohet kjo botës apo thjesht familjes Ragland dhe Markle? Është pak e trishtë. Përballu me shpirtin e Krishtlindjeve” shkroi ajo.
Marrëdhënia mes Meghan e babait dhe fëmijëve nga ana e tij janë shumë të tensionuara. Ata as nuk u ftuan në dasmën e Dukeshës dhe prej asaj kohe nuk lejohen që të kenë kontakt me të.