Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Pogradecit, pranë tuneleve panoramikë.
Paraprakisht mësohet se drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar duke u përplasur me bordurën e rrugës dhe për pasoj ka marrë plagë në pjesën e kokës dhe fytyrës.
I plagosuri u transportua në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën e mjekëve. Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.