Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditën e djeshme pranë Kopshtit Botanik, Tiranë.
Sipas dëshmitarëve, motori me një shpejtësi të madhe, ka përplasur një kalimtar të rastësishëm në rrugë, duke rrezikuar seriozisht jetën e kalimtarit.
Menjëherë, njerëz të rastësishëm në vendngjarje, kanë bërë të mundur transportin e të aksidentuarit drejt spitalit.
Po i njëjti burim, tha se ngjarja e rëndë nuk u pasqyrua fare në media, pavarësisht faktit se të tilla manovra shpejtësie nga drejtues mjetesh të ndryshme po krijojnë probleme serioze për jetën dhe sigurinë e kalimtarëve në rrugë.