Pas të ftohtit siberian, që përjetuam gjatë kësaj jave, me temperatura nën zero, rradhën e kanë ditët me diell. Sinoptikanët thonë se temperaturat do të rriten ndjeshem dhe janari do mbyllet me mot me të ngrohte se normalja.
Dimri i këtij viti ka sjelle deri tani temperatura ekstreme, nga më të ngrohtat deri tek ato më të ftohtat që janë shoqëruar me ngrica e reshje të shumta dëbore, kryesisht në zonat malore.