Orët në vijim të ditës së shtunë dominohen nga kthjellime dhe vranësira, të cilat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të dobët dhe lokale.
Parashikohet që vranësirat dhe shirat e dobët të mbeten prezent, kryesisht në zonat malore.
Fundjava pritet me diell dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë nesër, por fundjava sjell rritje më të ndjeshme të tyre duke bërë që termometri të ngjitet mbi 27 gradë C.