Kthjellime dhe vranësira të lehta parashikohen për pjesën veriore dhe qendrore të vendit, ndërsa zonat malore jugore – juglindore mbeten me kthjellime, vranësira dhe shira të dobët, kryesisht juglindja dhe ekstremi jugor.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të cilat më të theksuara do të jenë në zonat malore juglindore.
Gjatë orëve të mbrëmjes si edhe natës do të vijojë të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët.