Sipas MeteoAlb, vendi ynë në orët e para të ditës do të jetë në ndikimin e temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dëborës në pjesën më të madhe.
Ndërsa në orët e mesditës parashikohet që kushtet atmosferike të përmirësohen përkohësisht, por orët e pasdites dhe mbrëmjes rikthejnë reshjet në territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës me -7°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës dhe Durrësit me 11°C.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 80 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzimin 7 ballë./Opinion.al/