Shqipëria do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë prezente.
Në pjesën e dytë të ditës do të kemi zhvendosje të shirave në zonat malore. Temperaturat do të luhaten nga 7 gradë Celsius në 24 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 4 ballë./Opinion.al/