Dita e premte parashikohet që të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave ku herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe shiu afatshkurtër.
Era do të jetë me drejtim Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 5 me lartësi vale 1–2 metër në det të hapur.
Temperaturat e ajrit vijojnë konstante duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga 9 gradë Celsius minimalja në Peshkopi deri në 28 gradë Celsius më e larta në qytetin e Kuçovës.