Territori shqiptar mbetet me mot të qëndrueshme, ku gjatë paradites kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të jenë dominante, por vetëm në orët e pasdites dhe mbrëmjes do të kemi shtim të lehtë të vranësirave në zonat veriore dhe lindore.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Ersekës, me 2°C. Ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Lezhës dhe Durrësit me 18°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në det dallgëzimi 2 ballë./Opinion.al/