Orët e para të ditës do të mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por orët e pasdites dhe mbrëmjes do të rikthejnë vranësirat e shumta në zonat malore ku në Veri dhe Verilindje të vendit parashikohet të ketë reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesdite duke regjistruar vlerën termike minimale në qytetin e Pukës me -6°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 10°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50-55 km/h nga drejtimi Verilindore duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë. /Opinion.al/