Moti do të mbetet i paqëndrueshëm me vranësira rreshje shiu të pasuara nga stuhi dhe shkarkesa elektrike me intesitet deri në orët e para të ditës.
Gradualisht pasdite rreshjet do të humbasin intesitet. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 14/20°C
Zonat e ulëta 18/25°C
Zonat bregdetare 20/26°C/Opinion.al/