Gjatë ditës sotme parashikohet të jetë mot me vranësira dhe me reshjet në orët e pasdites. Temperaturat do të jenë: Më e larta 27 gradë dhe më e ulta në mengjes dhe darkë, 18 gradë celsius. Ndërsa për ditën e nersërme, e cila vazhdon të jetë një ditë pushimi pasi besimtarët myslimanë festojnë Bajramin do të jetë mot me alternime diell dhe shi. Temperaturat do të jenë të njëjta me ditën e sotme. Edhe për ditën e martë, kur fillon viti i ri shkollor, parashikohen reshje të dobëta lokale. Ndërsa nga e mërkura, retë largohen dhe moti parashikohet krejtësisht i kthjellët. Temperaturat, ato minimale do të jenë në ulje që shkojnë deri në 15 gradë ndërsa ato maksimale mbeten të njëjta nga 26-29 gradë celsius përgjatë ditëve në vazhdim. /Opinion.al