Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Moti i keq, Xhaçka: Parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese

2020/09/26 at 4:21 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Laj gojën kur të përmendësh babanë tim”, ministrja nxehet me deputetin Murrizi

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një deklaratë mbi situatën në vend për shkak të motit të keq, deklaroi se është shpresëplotë se nuk do të përsëriten më situatat e viteve të shkuara në Shkodër e Lezhë.


Megjithatë, Ministrja u shpreh se “intensiteti i lartë i rreshjeve siç e kemi parë edhe në Itali vjet apo në Francë më parë, mund të arrijë nivele të papërballueshme nga infrastruktura e kullimit dhe parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese”.

Deklarata e plotë e ministres Olta Xhaçka:

Informacionet e marra nga Instituti i Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit dhe nga qendrat sinoptike homologe të vendeve fqinjë flasin për një fundjavë të karakterizuar nga stuhi dhe reshje të mëdha shiu, të cilat mund të jenë shkak për përmbytje në disa zona, kryesisht në prefekturat Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier apo Gjirokastër.

Me qëllim marrjen e masave parandaluese dhe vënien në gatishmëri të strukturave operacionale në nivelin lokal dhe qendror, Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në bazë të ligjit “Për Mbrojtjen Civile” njoftoi në kohë prefekturat dhe pushtetin vendor, të cilët në bazë të ligjit janë reaguesit e parë në raste emergjencash.

Në këto dy vjet të kalimit të menaxhimit të emergjencave civile në përgjegjësi të drejtpërdrejtë, Ministria e Mbrojtjes krahas përballimit të fatkeqësive ka pasur vëmendje të vecantë tek ndërhyrjet, për parandalimin e dëmeve që vijnë nga fatkeqësitë natyrore. Është edhe fale këtyre ndërhyrjeve të FA, mbështetur nga pushteti vendor, që sot, pavarësisht se rreshjet kanë qenë dhe do të jenë intensive, situata, deri në momentin që flasim paraqitet e qetë, dhe vendbanimet që çdo vit kanë paraqitur situata të vështira përmbytjesh, nuk duket se mund t’i ekzpozohen rrezikut të përvitshëm.

Që prej vitit 2018, Ministria e Mbrojtjes duke vlerësuar rreziqet e shkaktuar nga përmbytjet si një nga fatkeqësitë kryesore që prekin territorin e Republikës së Shqipërisë, ka ndërhyrë masivisht në forcimin e argjinaturave të lumenjve në disa nga zonat më të rrezikuara.

Në bashkëpunim me bashkinë Fier, efektivët e FA kanë përfunduar forcimin e argjinatura në lumenjtë Vjosa e Seman, duke kontribuar në sigurinë e banorëve të një zone që përmbytej çdo vjeshtë e pranverë. Falë projektit të përbashkët të Ministrisë së Mbrojtjes dhe bordit të kullimit, tanimë edhe segmenti Gosë – Ballaj në lumin Shkumbin, përroi Grykë Manati, përroi i Troshanit, ai i Pllanë – Zejmen dhe derdhja e përroit të Gorishovës janë më të sigurta, ç’ka ka bërë të mundur që pavarësisht reshjeve të dendura të ditëve të fundit, të mos përsëriten situatat e përvitshme apokaliptike në Shkodër, Fier, Vlorë, Lezhë etj sa herë që lumenjtë, për shkak të motit të keq dilnin nga shtrati. Vetëm gjatë vitit të fundit janë pastruar 450 km kanale ujrash, ç’ka ka sjellë ndikim të menjëhershëm në mbrojtjen e tokave nga vërshimi i ujit.

Në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe PNUD-in, Ministria e Mbrojtjes po punon edhe për hartimin dhe zbatimin e studimeve të fizibilitetit dhe të strategjive për zvogëlimin e rriskut ndaj fatkeqësive dhe për herë të parë, Emergjencat Civile në Shqipëri do të kenë shume shpejt module specifike, të ndërtuara në bashkëpunim me Bashkimin Europian, për të ndërhyrë në kohë reale në rastë tërmetesh, zjarresh e përmbytjesh.

Edhe pse gjatë këtyre ditëve, fatmirësisht për të gjitha arsyet që rendita më sipër, nuk kemi pasur te njëjtat situata me të cilat jemi përballur thuajse çdo vit, kryesisht në ato zona të cilësuara si zona të kuqe, moti i keq sërish mund të na ekpozojë në situata te papritura. Sistemet e kanalizimeve të dëmtuara, ndërtimet e pakontrolluara në zonat e rrezikuara, kolektorët e bllokuar e problemet e ndryshme që kanë ardhur nga zhvillimi kaotik i territorit i deri pak viteve më parë, sërish na ekspozojnë në probleme të mundshme saherë prurjet paraqiten të jenë të një intensiteti të lartë.

Për këtë arsye, strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, bashkitë dhe prefekturat, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit janë në gatishmëri dhe të mirëkoordinuara për të reaguar në kohë dhe me efikasitet.

Jam shpresëplotë se, falë asaj ç’ka kemi bërë, nuk do të përsëriten më situatat e viteve të shkuara, veçanërisht në Shkodër, Fier, Vlorë e Lezhë. Megjithatë, marr shkas t’i bëj apel çdo qytetari, që në rast rreziku nga përmbytjet të njoftojnë strukturat e tyre vendore të emergjencave civile, për të ndërhyrë në kohë apo te telefonojnë nr e emergjencave 116 – 116.

Bashkitë, prefekturat, specialistët e Mbrojtjes Civile në të gjithë vendin kanë koordinuar planet e masave dhe janë të angazhuar e të gatshëm, për çdo operacion ndërhyrjeje në ndihmë të kujtdo që mund të ketë nevojë e që rrezikohet nga shirat e vrullshëm, në mënyrë që mos cënohet asnjë jete njeriu, e të bëhet gjithë sa mundet për të parandaluar dëmet në bujqësi e blegtori.

Etiketa: FAparashikimexhacka


Ju sugjerojmë

Rama: Mbështesim bizneset që do të fokusohen te standardet e certifikuara
Politikë

Rama: Mbështesim bizneset që do të fokusohen te standardet e certifikuara

28 Janar, 2026 3:26 pm
Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve, të mbështetemi te digjitalizimi
Kryesore

Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve, të mbështetemi te digjitalizimi

28 Janar, 2026 3:24 pm
Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr pamjet e “shkelësit”, është një makinë policie
Aktualitet

Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr pamjet e “shkelësit”, është një makinë policie

28 Janar, 2026 3:11 pm
Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…
Sport

Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…

28 Janar, 2026 2:34 pm
Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen
Aktualitet

Meta për vrasjen e Azem Hajdarit: Më bënë presion të mos hetoja ngjarjen

28 Janar, 2026 2:33 pm
Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: Më tha kam përgjimet…
Aktualitet

Meta tregon bisedën me Dritan Priftin para 21 Janarit: Më tha kam përgjimet…

28 Janar, 2026 1:33 pm
Gent Gazheli largohet nga Doganat, ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Gent Gazheli largohet nga Doganat, ja kush e zëvendëson

28 Janar, 2026 1:22 pm
Mungesa e Veliajt në bashkinë e Tiranës, Demo: Ndikon shumë, duhet lidership politik
Aktualitet

Mungesa e Veliajt në bashkinë e Tiranës, Demo: Ndikon shumë, duhet lidership politik

28 Janar, 2026 1:20 pm
Aksidenti me 7 viktima në Rumani, ky është i riu shqiptar që humbi jetën
Aktualitet

Aksidenti me 7 viktima në Rumani, ky është i riu shqiptar që humbi jetën

28 Janar, 2026 1:09 pm
Si NATO po përgatitet për luftë në arktik
Bota

Si NATO po përgatitet për luftë në arktik

28 Janar, 2026 1:07 pm
Para
Mijëra gra protestuan në qendër të Minskut kundër Lukashenkos

Mijëra gra protestuan në qendër të Minskut kundër Lukashenkos

Punëtorët nga Ballkani Perëndimor paguhen më pak se gjermanët

Punëtorët nga Ballkani Perëndimor paguhen më pak se gjermanët

Një nga asistentët personal të Trump rezulton pozitiv me COVID-19

Trump: Unë i humb zgjedhjet vetëm nëse bëhen parregullsi të mëdha
















TE FUNDIT

Rama: Mbështesim bizneset që do të fokusohen te standardet e certifikuara

Rama: Mbështesim bizneset që do të fokusohen te standardet e certifikuara
28 Janar, 2026

I pranishëm në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku u prezantua platforma e re ExportOn, kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve, të mbështetemi te digjitalizimi

Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve, të mbështetemi te digjitalizimi
28 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku po prezantohet platforma e re...

Lexo më shumë

Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr pamjet e “shkelësit”, është një makinë policie

Burg për parkimin dysh, Braçe nxjerr pamjet e “shkelësit”, është një makinë policie
28 Janar, 2026

Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë dënim deri në vit burg për parkimin dysh. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka...

Lexo më shumë

Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…

Danimarka dhe Suedia me zemërim kundër Trump: Bojkotojmë Botërorin në SHBA…
28 Janar, 2026

Botërori i Futbollit nuk ka qenë ndonjëherë kaq shumë në rrezik dhe në këtë rast problemi është i gjithi politik;...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com