Si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin prej tre ditësh, shumë zona vazhdojnë të vuajnë mungesën e energjisë.
Kështu në rajonin e Tiranës janë pa energji elektrike: Qyteti i Vorës, lagjia Siri Kodra në qytetin e Tiranës, fshatrat: Zall Bastar, Paskuqan, Valias, Shëngjergj, Shkalle dhe Prezë.
Në rajonin e Durrësit vazhdon problematika në Koxhas. Sipas OSHEE është e pamundur ndërhyrja pas këputjes së përcjellëseve në zonën e përmbytur nga dalja e shtratit të lumit Erzen.
Në rajonin e Elbasanit janë pa energji elekrike fshati Lunik dhe zona e Shezës nëPeqin.
Në Rajonin e Beratit ka mungesë energjie në fshatrat Mbrakull, Bargullas Arrzë,si dhe pjesërisht Potom e Tomorrice, Pularie Mobileri Kushi Cener Shpk.
Në Rajonin e Korçës nuk ka energji në Vithkuq dhe pjesërisht në Miras.
Në rajonin e Gjirokastrës vazhdojnë të jenë pa energji zonat Maricaj, Buz, Vasjar për shkak se fiderat që furnizojnë këto zona janë stakuar për masë sigurie.
Në Rajonin e Burrelit ka problematikë në Cerrujë si dhe pjesërisht Shupenzë.
Në Rajonin e Lezhës mungon energjia në zonat turistike Vain dhe Shëngjin.
Të dhënat e mësipërme janë publikuar nga OSHEE, por ka edhe shumë zona të tjera ku raportohen probleme me mungesën e energjisë. Banorët kanë deklaruar në media se ka mungesë energji edhe në Shkodër, Pukë, Kamëz, Fushë-Krujë, etj. Janë pikërisht fshatrat e përmbytur që kanë edhe mungesë energjie.